Politika

Forumi i Biznesit Serbi-Shqipëri, Rama: Kufijtë t’i kthejmë në ura që na bashkojnë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin e Biznesit Serbi-Shqipëri që po mbahet në Nish, deklaroi se dy vendet duhet t’i kthejnë kufijtë në ura që bashkojnë.

“Është e nevojshme t’i japim jetë një tregu të përbashkët. Të integrojmë ekonomitë dhe të tërheqim investime”, tha Rama.

Më tej, kryeministri theksoi se sfida më e madhe e Shqipërisë dhe Serbisë është të vënë administratën në funksion të bizneseve.

“Sfida jonë më e madhe nuk është që të bëjmë bizneset bashkë, por si ta përçojmë te administrata. Administrata duhet vënë në funksion të bizneseve. Të sillemi me njëri-tjetrin si nesër në BE”, u shpreh Rama.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button