☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,597 ▲1.05%
DOW 46,791 ▲0.97%
NASDAQ 21,920 ▲1.53%
NAFTA 99.97 ▼1.39%
ARI 4,797 ▲2.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,855 ▲ +2.71% ETH $2,134 ▲ +3.37% XRP $1.3557 ▲ +2.48% SOL $83.6700 ▲ +3.12%
S&P 500 6,597 ▲1.05 % DOW 46,791 ▲0.97 % NASDAQ 21,920 ▲1.53 % NAFTA 99.97 ▼1.39 % ARI 4,797 ▲2.53 % S&P 500 6,597 ▲1.05 % DOW 46,791 ▲0.97 % NASDAQ 21,920 ▲1.53 % NAFTA 99.97 ▼1.39 % ARI 4,797 ▲2.53 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Fshehu pasurinë, prokuroria dërgon për gjykim gjyqtarin Osman Aliu

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykimin gjyqtarin e Gjykatës së Kavajës, Osman Aliu, i cili akuzohet për veprën penale “Refuzim për deklarim, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”. Mësohet se organi i akuzës ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të ILDKPKI, dorëzuar më 30 shtator të vitit të kaluar.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar dhe është provuar se Prokuroria pranё Gjykatёs se Shkallёs sё Parё Tiranë me 5 nëntor të 2014-ës ka regjistruar procedimin penal pёr vepren penale tё ‘’Refuzimit pёr deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremё, pasurive interesave privatё tё personave tё zgjedhur dhe nёnpunёsve publik ose i çdo personi tjetёr qё ka detyrim ligjorё per deklarim’’.

Sipas prokurorisë gjyqtari i Kavajës Osman Aliu rezulton se nuk ka deklaruar gjendjet e llogarive bankare qё nga viti 2005 e nё vazhdim, që deri në fund tё vitit 2013 rezulton tё jetё nё vlerёn 3.130.000 lekё. Regjistrimi i kёtij procedimi penal ёshtё bёrё mbi bazën e materialit kallëzues depozituar pranё Prokurorisë sё Rrethit Gjyqësore Tiranё, më datën 30 nëntor të 2014-ës nga Inspektorati i Lartё i Deklarimit dhe Kontrollit tё Pasurive dhe Konfliktit tё Interesave.

Nga dokumenti zyrtar i leshuar nga kompania financiare “XXXXX”, verteton se nё periudhёn kohore 2009 – 2013, subjekti ka dёrguar jashte territorit tё Shqiperise shumёn prej 10.200 Eurosh, veprime te cilat subjekti nuk i ka deklaruar. Lidhur me transfertat e kryera nga subjekti Osman Aliu, me procesverbalin e datёs 23.02.2015, pranё kësaj kompanie financiare, ёshtё sekuestruar dokumentacioni pёr 41 transferta. Nga dokumentacioni i sekuestruar konstatohet se transferta e parё ёshtё kryer me datё 28.03.2009, dhe ajo e fundit me datё 17.12.2013. Pikat nga janё nisur keto transferta rezultojnё tё jenё degёt e kësaj kompanie në Kavajë dhe Durrës. Dёrguesi nё tё gjitha transfert ёshtё shtetasi Osman Aliu, pritёs nё transferta kanë qёnё dy shtetas, të afërm të tij. Keto transferta nga subjekti deklarues, nuk janё deklaruar nё dekleratat perjodike 2009 – 2013 tё paraqitura prej tij nё ILDKPKI. Nga dokumentacioni administruar me procesverbalin e datёs 19.12.2014, konstatohet se shtetasi Osman Aliu, nё cilёsin e palёs porositёse me datё 02.11.2007 ka lidhur kontratё sipermarrje ndёrtimi me subjektin ndёrtues ‘’ D…….- CONSTRUKSION’’ sh.p.k, pёr njё apartament me sipёrfaqe 69 m2, tё cilit pasi t’i zbritet sipёrfaqia 37.5 m2, duhet ti paguante shoqerisё ndёrtuese sipёrfaqen 31.5 m2 nё vlerёn e 15 750 Eur. Detyrimi pёr pagesёn e kёsaj shume ёshtё pёrcaktuar qё tё bёhet nё tre keste nga shtetasi Osman Aliu, e konkretisht 3000 euro nё momentin e lidhjes sё kontratёs. 5000 euro brenda datёs 30.11.2008. Ndёrsa 7750 euro nё momentin e lidhjes sё kontratёs sё shitblerjes. Sipas pёrcaktimeve tё kёsaj kontrate subjekti Osman Aliu sipas mandat- arkёtimit tё datёs 15.11.2008 ka likujduar detyrimin 5000 euro nё favor tё subjektit ndërtues ‘’ “D…….- CONSTRUKSION’’ sh.p.k. Kjo shumё ёshtё marrё hua shtetasit K.K nga subjekti Osman Aliu, bazuar nё kontratёn e huasё datё 17.01.2009.”.

Sipas Prokurorisë, këto veprime nga subjekti deklarues, nuk janё deklaruar nё deklaratat periodike 2008–2013 tё paraqitura prej tij Aliut nё ILDKPKI.

“Nga dokumentacioni i administruar rezulton se subjekti Osman Aliu nё Deklaratat Periodike Vjetore 2009 – 2013 nuk ka deklaruar 41 transfertat e kryera nga kompania financuare “XXXXX” nё drejtim tё Italisë ne shumen totale 10 200 euro. Gjithashtu nё Deklaratat Perjodike Vjetore 2008 – 2013 nuk ka deklaruar shlyerjen e detyrimit pёr blerjen e njё apartamenti, si dhe gjendjen e llogarisë sё tij nga paga. Pёr sa sipёr dhe nё bazё tё dokumentacionit tё administruar, konstatohet dhe provohet se jemi përpara elementeve tё veprёs penale tё “Refuzimit pёr deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive te personave te zgjedhur dhe nepunesve publike “, te parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal nga i pandehuri Osman Aliu.”, -përfundon dosja e prokurorisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.