☁️
Tiranë 14°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.53 ▼1.31%
ARI 4,593 ▲0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,500 ▼ -1.5% ETH $2,031 ▼ -1.13% XRP $1.3111 ▼ -3.07% SOL $81.9100 ▼ -2.65%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.53 ▼1.31 % ARI 4,593 ▲0.79 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.53 ▼1.31 % ARI 4,593 ▲0.79 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Funerali i Nemtsov, Rusia ndalon pjesmarrjen e politikanëve perëndimorë

Lideri i opozitës ruse, Boris Nemtsov, i vrarë pak ditë më parë është përcjellë sot në banesën e fundit.

varrimi-i-netmsov1Ceremonia e varrimit u zhvillua sot në Moskë, ndërsa disa politikanë evropianë thonë se janë ndaluar të hyjnë në Rusi për të marrë pjesë në funeralin e Nemtsov.

Varrimi i tij në varrezën moskovite të Troiekurovskoies u parapri nga një ceremoni publike në qendrën ”Sakharov”, muze kushtuar të Drejtave të Njeriut dhe akademistit disident sovjetik Andrei Sakharov, “Ishte dikush të cilin e ndjeja të afërt. Dëshiroj t’i them lamtumirë. Ishte një njeri që kishte principe, një njeri karizmatik. Pak rëndësi ka kush e vrau, kjo është një humbje e pariparueshme”, theksoi Maria Koniakova, një psikologe.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ish-kryeministri në kohën e Putinit, kaluar tashmë në opozitë, Mikhail Kassianov, ish-kryeministri britanik, John Major dhe ambasadori i SHBA-së, John Tefft, i cili shprehu dhimbjen e thellë të presidentit dhe popullit amerikan për vdekjen e këtij patrioti të madh rus.

Një kurorë u dërgua nga kryeministri rus, Dmitri Medvedev dhe disa anëtarë të qeverisë ishin të pranishëm për të bërë homazhe për Boris Nemtsov, veçanërisht zëvendëskryeministri, Arkadi Dvorkovitch dhe Serguei Prikhodko.

Në mesin e atyre që iu është refuzuar kërkesa është edhe Kryetari i Senatit të Polonisë, Bogdan Borusevicz. “Doja të tregoja respektin që e kam pasur për Boris Nemtsovin dhe për të gjithë rusët që mendojnë si ai”, ka thënë Borusevicz, i cili ka qenë disident në kohën e komunizmit.

Boris Nemtsov u vra në një urë pak metra larg Kremlinit, në orët e vona të datës 27 shkurt, ndërsa shoqërohej nga e dashura e tij, Anna Duritska, e cila është lejuar të largohet nga Rusia për tu kthyer në atdheun e saj, Ukrainë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka quajtur vrasjen provokim, ndërsa ai nuk do të marrë pjesë në funeral. Më 2 mars, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se vrasja e Nemtsovit nuk duhet të përdoret për “qëllime politike”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.