Fuqizimi i sektorit të energjetikës do të mbështetet nga fondet Gjermane
Mbështetja e Gjermanisë në sektorin energjetik do të vijojë më tej në fuqizimin e sistemit, lidhjes me linjat e interkonjeksioneve, por dhe për energjitë e rinovueshme, theksuan sot ekspertët gjermanë të bankës KfW, një nga mbështetëset kryesore të sektorit, gjatë panelit për energjinë gjatë Konferencës “Së bashku drejt BE-së”, organizuar nga Ambasada e R/F.Gjermanisë në Tiranë.
Zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja vlerësoi mbështetjen e derisotme gjermane dhe kërkoi vijimin e saj përballë sfidave, me të cilat ndeshet energjetika shqiptare.
“Sfida të tjera kemi përpara me sektorin e shpërndarjes si një kompani që sjell kontribut në arritjen e një sistemi të fortë energjetik”, tha Bejtja, duke theksuar ndihmën e Gjermanisë në këta sektorë përmes projekteve, ku spikatin ato të interkonjeksioneve dhe fuqizimit të linjave egzistuese.
Bejtja kërkoi mbështetjen e bankës KfW edhe në procesin e harmonizimit të projekteve me donatorët e tjerë për sektorin energjetik shqiptar.
Drejtori i Përgjithshëm i OST, Engjell Zeqo vlerësoi ndihmën e bankës gjermane Kfë në realizimin e projekteve madhore si ndërtimi i linjës së interkonjeksionit me Kosovën, Unaza e Jugut, etj. “OST po punon me projekte për zhvillimin dhe fuqizimin e sistemit të transmetimit të energjisë”, tha Zeqo, që vlerësoi projektligjin e ri për Energjinë, ku OST pritet të operojë me modelin e ri të tregut si operator i pavarur


![Anije mallrash lundrojnë në Gjirin Persik, pranë Ngushticës së Hormuzit, siç shihet nga Ras al-Khaimah veriore, pranë kufirit me guvernatoratin Musandam të Omanit, në mars [Dosja: Reuters]](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2026/04/2026-03-30T160853Z_1865467844_RC2B2KACZ1E9_RTRMADP_3_IRAN-CRISIS-IMF-1775503277.jpg-600x380.webp)
Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.