🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,566 ▼0.14%
DOW 46,435 ▼0.28%
NASDAQ 21,801 ▼0.18%
NAFTA 111.12 ▲10.99%
ARI 4,686 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,192 ▼ -2.39% ETH $2,067 ▼ -3.69% XRP $1.3070 ▼ -3.86% SOL $79.6000 ▼ -6.56%
S&P 500 6,566 ▼0.14 % DOW 46,435 ▼0.28 % NASDAQ 21,801 ▼0.18 % NAFTA 111.12 ▲10.99 % ARI 4,686 ▼2.63 % S&P 500 6,566 ▼0.14 % DOW 46,435 ▼0.28 % NASDAQ 21,801 ▼0.18 % NAFTA 111.12 ▲10.99 % ARI 4,686 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Opinion

Fushatë me këngë e valle

Nga IRENA BEQIRAJ

Hapja e fushatës së Partisë Socialiste kishte shumë muzikë e valle edhe aspak mesazhe edhe ide politike .

Ka disa arsye për ketë !
Së pari në Shqipëri kënga dhe vallja krijojnë një kohezion të veçantë . Sic thoshte dikur plot ironi Konica” rasti i vetëm ku shqiptarët bashkëpunojnë dhe kordinohen mes tyre është kur kërcejnë valle” .
Por përveç kësaj, këto lloj shfaqjesh nuk janë të panjohura në populizmin bashkëkohor. Partia socialiste në mungesë të mesazheve, edhe e zbrazur nga idetë e reja politike po ushtron atë që Carlos de la Torre, profesor i sociologjisë në Universitetin e Kentakit, e quante “aftësia e populizmit per të mjegulluar kufirin midis politikës dhe argëtimit”.
Duke ofruar kënaqësinë muzikore me të cilën njerëzit janë mësuar edhe pëlqejnë partia socialiste po përpiqet të përcjellë ndjenjën e vazhdimësisë dhe sigurisë duke u përpjekur të thyej “kufijtë” midis njerëzve të pushteshëm edhe njerëzve të zakonshëm.
Ndërsa kërcimi si mjet bashkëpunimi dhe kordinimi po përdoret nga populistët socialistë si vetmja strategji e legjitimimit politik që synon të ndikojë tek njërzit duke i unifikuar ata psikologjikisht .
Thënë këtë qëllimi i kesaj fushate njësoj si edhe asaj të vitit 2023, nuk eshte modifikimi i ideve apo trasformimi i opinioneve tona , përkundrazi qëllimi i saj është është fare bazik – “të ngjallë besim emocional “. Pra nxitja emocionale është rruga e e vetme të mbetur për arritjen e qëllimit për partinë socialiste.
Teksa në 2025 në hapjen e fushatës politike kërcehet e këndohet ” vish fustanin me toka hajde edhe moj fjerake-ja” ja vlen të nderojmë Aktivistin politik skoces të viteve 1650 Andrew Fletcher për vrojtimin e tij të vërtetë edhe pas 5 shekujsh. Ai thoshte –
“Nëse kombi është i varfër, i paditur, i pafatë për të kuptuar lidhjen midis shkaqeve dhe pasojave, më lini të ofroj këngët që pëlqejnë kombit edhe nuk ka më rëndësi se kush shkruan ligjet e tij!”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.