Opinion

Gėnje tė gėnjejmė, se populli budalla i gėlltit ?!…

Nga PETRO DHIMITRI

Ka gati njecerek shekulli qė gėnjeshtra ėshtė shtruar kėmbėkryq nė Shqipėri. Aq e vėrtetė ėshtė kjo sa sot njerėzit e kanė tė vėshtirė tė besojnė se si qėndron e vėrteta. Protagonistė tė ethshėm tė kėsaj epidemie negative janė politikanėt, gazetarėt dhe juristėt. Prej gojės sė tyre dalin gėnjeshtra tė tilla qė mund tė jenė tė denja pėr t’u shėnuar nė rekordet e GINIS-it. Midis tyre vend nderi zė Sali Berisha. Nuk e ka pėr turp qė atė qė ka thėnė dje, e mohon sot. Mendja e tij e ēartur ēfarė lajmesh tė rreme nuk krijon. Njė prej tyre ėshtė edhe ajo kur fajėson Edi Ramėn, Sorosin, Juri Kimin e MacKonigall-in, qė kanė komplotuar kundėr tij pėr ta shpallur Washingtoni Berishėn  NON GRATA. Kaq i zoti na qenkėrka Edi Rama qė ka mundur tė mashtrojė amerikanėt pėr tė marrė njė vendim tė padrejtė kundėr tij. Ec e besoje kėtė zbulim tė doktorit, po qe se ke pesė para mend?! Jo vetėm kaq po Shqipėria na qenka njė narko shtet nė krye tė tė cilit qendron njė njeri i lidhur me bandat. Ai ka nxjerrė nga goja edhe xhevaire tė tjera, midis tė cilave po pėrmend vetėm qendrimin e tij ndaj SPAK-ut qė e quan ORGANIZATĖ KRIMINALE. Po, po, me tė vėrtetė ashtu ėshtė, se Blinkeni ka thėnė qė SPAK-un e drejtojmė ne. Na del qė amerikanėt qenkan kriminelė?! A mund ta besojė njeri kėtė?! Mbase.

        Avazin e Berishės e vazhdon dhe e bija, zonja Argita. Ajo ka thėnė: ”Ēėshtja ndaj Sali Berishės dhe Jamarbėr Malltezit filloi  si diktat politik. Masa ka pėr qėllim goditjen e opozitės dhe nuk ka asnjė provė. Nė burg sot duhet tė ishte Taulant Balla i cili bėri kallėzim tė rremė.”  Pse ajo ėshtė juriste, madje pedagoge nė fakultetin juridik, duhet ta di mirė qė shkeljet ligjore nė procesin e njė privatizimi nuk janė politike. Akuza ndaj tyre ėshtė pėr veprime konkrete. E para se shtetit iu grabitėn 26000 metra katrorė tokė pėr tė cilat ish pronarėt ishin paguar nga Italia pushtuese. Edhe po tė supozojmė se ish pronarėt nuk qenkan paguar, si mundet qė Jamarbėr Malltezi nga 113 metėr katror truall qė i takonin, u bė pronar nė 30-40 perqind tė 19 pallateve shumėkatėshe?! Kjo mund tė ndodhė vetėm nė pėrrallat e njėmijenjėnetve. Ka edhe mė. Ish pronarėt, kur nė pronat e tyre qenė bėrė shtesa, paguanin shumėn  qė i detyroheshin shtetit nė lekė. Pėr privatizimin e Kompleksit ”Partizani” u ndryshua ligji qė tė paguhen 80 pėrqind nė me letra me vlerė?! Pas njė viti sėrish ligji ndryshohet qė ish pronarėt tė paguajnė me lekė. Kėto ndryshime si kapėrcimet pindarike nuk mund t’i bėnte dot Jamarbėri. Duhej patjetėr firma e kryeministrit, babait tė Argitės dhe vjehėrrit tė Jamarbėrit. Pa u lėvizėn gurėt. Njė aradhė nėpunėsish tė lartė vunė firmat pėr tė plotėsuar kėrkesėn e liderit tė tyre. Nuk e di nėse populli nė kėtė proces shikon ndonjė mesazh politik, kur bėhet fjalė vetėm pėr veprime konkrete me firma dhe vula.
       Ilir Meta bashkė me veprimtarėt e PL-sė nuk mbeten shumė pas Berishės pėr gėnjeshtrat e tyre ndaj qeverisė dhe sidomos ndaj Edi Ramės qė na qenka vėrtetė pėrbindėsh i pangopur pėr t’u pasuruar. Kur qenka i tillė pse as Berisha, as Basha, as Meta nuk kanė ēuar nė SPAK akuza konkrete ndaj pėrbinėshit tė zi ashtu si janė dėrguar akuza konkrete pėr ta: ĒEZ DIA, lobimi nė Washington, Kompleksi ” Partizani”, Gėrdeci dhe 21 Janari…Ē’i ka ndaluar tė mos ēojnė nė dyert e SPAK-ut Edi Ramėn?!
       As Basha nuk mbetet pas kolegėve tė tij. Ėshtė pėr t’u ēuditur. Sa u zgjua nga gjumi letargjik gadi njėvjeēar, ai bėri zbulimin: ” Pakti PS-Rithemelim, pazar pėr interesat e Ramės, Berishės dhe vulėn…Pazar i pastėr mes rangalleve tė vjetra tė tranzicionit, qė duan tė mbajnė peng Shqipėrinė…” Arrin tė gėnjejė pa pikė turpi kur thotė: ” Rama dhe Berisha janė bashkė.”?! Kur populli e di mirė se pėr 4 muaj Parlamenti  qe kthyer nė njė arenė tymnajash, flakadanėsh ,shkulje telefonash dhe bllokim me karrige tė foltores. Ndėrkohė ligjet miratoheshin pa as edhe njė diskutim. Sigurisht kėsaj i gėzohej Basha, deri sa pėrpjekjet pėr t’u kthyer  Parlamenti nė normalitet i quan si bashkim tė Ramės me Berishėn. Jo, i bukuri, Lulzim! Nuk ka as edhe njė bashkim midis Ramės dhe Berishės. Ka vetėm njė pėrpjekje qė tė bisedohet me deputetėt e Rithemelimit  dhe jo me NON GRATĖN.
 Pavarėsisht se ata e kanė atė pėr kryetar, ai ėshtė i arrestuar. Ka disa procese ndaj tij. Vėshtirė qė Berisha mos tė pėrfundojė nė qeli. Pra, ai nuk mund tė jetė mė kryetar i Rithemelimit. Me tė tjerėt qė nuk janė NON GRATA nuk ka arsye tė mos bisedohet. Aq mė tepėr se ata pėrbėjnė shumicėn e deputetėve.
 Ka shumė shpresa qė Bardhi me shokė nuk kanė pėr tė qenė aq naivė sa tė ndjekin kursin antiamerikan tė doktorit. Nuk besoj qė Bardhin e thirrėn kot nė Washington…
         Si pėr tė mos mjaftuar gėnjeshtrat e politikanėve qė davarisin mendjen e popullit, edhe gazetarėt e televizioneve, gazetave dhe portaleve, shpesh e bėjnė mizėn buall duke gėnjyer ose dhe hamendėsuar. Disa se janė partiakė tė padeklaruar, tė tjerėt sepse zbatojnė porositė e pronarėve. Po tė shfaqin mendimet e tyre, rrezikojnė tė pushohen. Kur njė gazetar me kėrkesa profesionale dhe karakter nuk zbatoi 100 pėr qind porositė e pronarit, ai nuk u pushua. Ama pronari ia mbajti vath nė vesh mosbindjen. Nuk i pėrsėriti kontratėn e punės.
          A mund ta besojė populli atė gazetar qė thotė me siguri: ” Rama do t’i garantojė Berishės pafajėsi nė gjykatė pėr dosjet penale qė akuzohet…nuk do tė lejojė asnjė prokuror ta arrestojė nė burg nė rast se ia kėrkojnė amerikanėt…Berisha dhe Rama zotohen qė nuk do tė lejojnė asnjė parti apo faktor tė ri politik nė 10 vitet e ardhshme qė garon jashtė koalicionit PS-PD.” Del sikur Rama dhe Berisha kanė biseduar kur kjo ėshtė vetėm fantazi e sėmurė e gazetarit. Sipas tij edhe SPAK-un e drejtoka Rama, kur SPAK-u po i arreston jo vetėm ministra, po edhe ish zėvendėskryeministrin?! A mund tė ketė budalla tė besojė pėr gėnjeshtrat e gazetarit? Po tė ishin vetėm nja dy gazetarė qė i servirin popullit lloj lloj broēkullash, nuk kishte pėr tė qenė ndonjė problem i madh. E keqja ėshtė se ata janė shumė. Gazetarėt e ndershėm numėrohen me gishta.
        Edhe pse marrėveshja pėr normalizimin e punės sė Parlamentit ėshtė njė sukses, sipas njė profesionisti mohues ” Asgjė nuk ėshtė arritur. Ka fituar Edi Rama dhe kanė humbur shqiptarėt dhe demokratėt.” Pse qenka humbje? Se Parlamenti do tė rifillojė jetėn normale?. Ec e besoje, kėtė gazetar?!
         Kur qeveria njofton ose merret vesh nga burime tė shtypit se do tė fillojė X projekt, nė televizione e gazeta nis gurguleja. Disa gazetarė arrijnė deri aty sa kėrkojnė qė ,sapo qeveria tė mendojė pėr njė projekt, t’ua bėjė tė njohur gazetarėve. Thua se kėta i ka votuar populli pėr tė qeverisur, dhe jo deputetėt dhe qeverinė. Rasti mė i freskėt ėshtė dėshira e Kushnerit, dhėndėrit tė Ronald Trampit, pėr tė investuar 1 miliard dollarė nė Sazan dhe nė Zvėrnec. Ky noftim u bė i ditur nga New York Times dhe u pohua nga vetė Rama. Akoma nuk ėshtė firmosur asgjė. Ama tamtamet e zhurmshme filluan. Nuk janė tė pakėt ata gazetarė qė janė optimistė pėr kėtė zhvillim tė mundshėm. Ama gojėligėt pėrsėri nuk kanė heshtur.
          Si ėshtė e vėrteta pėr ishullin e Sazanit? Qė kur ishte Nano kryeministėr nisėn pėrpjekjet pėr tė afruar investitorė. Nė vite kanė shkuar disa nė Sazan. U ka pėlqyer natyra, deti dhe klima, po arsyeja qė janė tėrhequr ėshtė se nė ishull nuk ka ujė dhe se terreni ėshtė shumė i vėshtirė. Pas afro 30 vjetėsh, shyqyr qė u gjend njė njeri kaq i fuqishėm, i cili nė bashkėpunim me fondin e Arabisė, po harton projektin dhe ėshtė i vendosur pėr atė investim. Nė vend qė tė gjithė tė duartrokasin pėr kėtė projekt ambicioz, nisėn pakėnaqėsirat. Njė gazetar tha :” pse nuk u bė me tender?” Dakord, po ,deri sa nuk ke kėrkesa, nuk mund tė pretendosh pėr tender. Tjetri gjen eurekėn kur thotė se Pazari i Sazanit  bėri bashkė PS dhe PD-nė. Ka edhe mė keq. Dikush, si mė i zgjuar, e quajti projektin pėr Sazanin  njė biznes tė fėlliqur. Njė gazetar tjetėr:’ Greqia ka shumė ishuj . Ajo mund tė mos kėrkojė dhe aq shumė para , ndėrsa ne kemi vetėm njė ishull, prandaj pazarin duhet ta kemi goxha tė lartė.” Po, i nderuar koleg, veēse po kėrkove shumė, mbetesh me duar bosh. I vuri kapak bisedės personi qė  tha:” Pas Sazanit Rama do tė shesė edhe shtėpitė tona!” Deri kėtu shkon ligėsia njerėzore qė kėrkon t’i kundėrvihet zhvillimit dhe transformimit tė vendit.
       E lashė pėr nė fund drejtėsinė jo se ėshtė mė pak e rėndėsishme. Vetingu, si nė ekran filmi, nxori pisllėqet e shumė prokurorėve dhe gjyqtarėve. Qenė pasuruar duke zhvatur popullin. Gėnjenin kur nė vendime u jepnin tė drejtė atyre qė nuk kishin tė drejtė, vetėm pse kishin mbushur xhepin. Fakt ,qė nuk ka nevojė pėr koment ,ėshtė vendimi i gjyqtarėve tė procesit tė 21 janarit. Ata  gėnjyen  pa turp kur shpjeguan se gardistėt kishin qėlluar nė ajėr, po vetėm disa plumba prekėn degėt e pishave dhe  bėnė rikoshetė. Pra, nga pakujdesia u vranė dy demonstrues dhe u plagosėn disa tė tjerė. A mund ta pranojė populli kėtė?
         Ēfarė dėmi i sjell Shqipėrisė gėnjeshtra nė sistem i politikės, gazetarisė dhe drejtėsisė? Ēorienton popullin qė i duhet tė shoshitė me kujdes dhe mirė shpifjet nga e vėrteta. Kėtė proces populli e bėn mjeshtėrisht, sidomos kur shkon dhe voton.
         Lumi i akuzave tė ndėrsjella, gėnjeshtrat ,zhurma mediatike e tė pavėrtetave dhe korrupsioni  e paraqet Shqipėrinė ashtu si populli nuk e meriton. Nė vend qė porta e hyrjes e Bashkimit Evropian ku kemi aplikuar tė hapet aq sa duhet, ajo ka pėr tė vazhduar, ndoshta shumė gjatė, tė mbetet e mbyllur pėr ne.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button