🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.43 ▲0.35%
ARI 3,958 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,334 ▲ +0.63% ETH $2,279 ▲ +1.07% XRP $1.2694 ▲ +1.33% SOL $92.1300 ▼ -0.05%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.43 ▲0.35 % ARI 3,958 ▲0.44 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.43 ▲0.35 % ARI 3,958 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Georgievski: OBRM-PDUKM-ja aktuale është larguar nga idealet fillestare mbi të cilat u themelua

Në Ditën e Republikës – 2 Gushtin, ish-kryeministri dhe njëri prej themeluesve të OBRM-PDUKM-së, Ljupço Georgievski, ka publikuar një mesazh kritik ndaj zhvillimeve aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, duke bërë një analizë të ashpër për gjendjen e partisë që vetë e themeloi në fillim të viteve të nëntëdhjeta.

Georgievski, i cili ishte kryetar i parë i OBRM-PDUKM-së dhe më vonë kryeministër i vendit, në reagimin e tij ka tërhequr një paralele mes ideve mbi të cilat u themelua partia dhe politikave që, sipas tij, po ndiqen sot.

Duke kujtuar fillimet e OBRM-PDUKM-së në vitin 1990, ai tha se krijimi i saj ishte parë si një “mision historik”, i ndërtuar mbi synimin për pavarësi dhe orientim të pavarur politik të Maqedonisë.

“Qëllim parësor e kisha pavarësinë e Maqedonisë, jashtë kthetrave të politikës serbomadhe!”, ka theksuar Georgievski.

Në mesazhin e tij për 2 Gushtin, ai u ndal edhe te dy ngjarjet historike që shënohen në këtë datë – Kryengritja e Ilindenit e vitit 1903 dhe mbledhja e ASNOM-it në vitin 1944.

Sipas Georgievskit, pavarësisht rëndësisë historike të këtyre ngjarjeve, sot ato shpesh trajtohen vetëm si simbole ceremoniale, pa reflektim të mjaftueshëm mbi idetë dhe mesazhet që kanë bartur.

Ai përmendi edhe zhvillimet gjatë Kryengritjes së Ilindenit, duke rikujtuar se ajo nisi në vitin 1903 në rajonin e Manastirit, me figura si Boris Sarafov, Dame Gruev dhe Atanas Lozançev, ndërsa më pas u zgjerua edhe në rajone të tjera.

“Vështirë se nga verbëria jonë ideologjike mund ta shohim madhështinë e vërtetë të kryengritjes”, shkroi Georgievski, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, interpretohet historia.

Duke folur për vitin 1944 dhe ASNOM-in, ai tha se atëherë ishin prezantuar ide të mëdha politike, por pretendoi se shumë shpejt pas kësaj kishte pasur zhvillime që ndryshuan rrjedhën e tyre.

Sipas tij, “të dy Ilindenët sot janë vetëm formë pa përmbajtje”, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën se si trashëgimia historike përdoret në politikën bashkëkohore.

Kritikat e Georgievskit nuk u ndalën vetëm te interpretimi i historisë. Ai sulmoi edhe kursin aktual të OBRM-PDUKM-së, duke thënë se partia është larguar nga idealet fillestare.

Sipas tij, në vend që të mbrojë identitetin maqedonas, politika e sotme e partisë, sipas tij, po kontribuon në degradimin e tij.

“Partia që u themelua me ide të qarta për shtet të pavarur dhe identitet të fortë, sot është larguar nga vizioni fillestar”, ishte mesazhi i ish-kryeministrit.

Deklarata e Ljupço Georgievskit vjen në një periudhë kur debatet mbi identitetin, historinë dhe drejtimin strategjik të shtetit vazhdojnë të jenë ndër temat më të ndjeshme në skenën politike maqedonase.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.