☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,816 ▲ +0.29% ETH $2,261 ▲ +0.34% XRP $1.2503 ▼ -0.04% SOL $94.1500 ▼ -1.64%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Prokuroria me Policinë identifikojnë lokacion të ri në Jabukë ku mund të ketë mbetje mortore

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se gjatë veprimeve hetimore lidhur me rastin në Zubin Potok është identifikuar një lokacion i dyshuar ku mund të ketë mbetje mortore.

Sipas njoftimit të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, lokacioni është identifikuar gjatë punës në terren më 2 gusht.

“Gjatë veprimeve në terren është identifikuar një lokacion i dyshuar ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, në përputhje me procedurat ligjore, do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme.

Pas marrjes së autorizimit nga gjykata, Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, pritet të ndërmarrë veprimet e nevojshme në këtë lokacion.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për vendndodhjen e saktë të lokacionit apo për identitetin e mundshëm të personave që mund të lidhen me mbetjet e dyshuara, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.