Kronika
Gjirokastër, shembet ura, dy mësues rrezikojnë jetën
“Ura e Zhulatit” në fshatin Bulat në Gjirokastër është shembur mëngjesin e sotëm ndërsa mbi të ishte duke kaluar një automjet.
Në automjet ndodheshin dy mësues që udhëtojnë çdo ditë për të dhënë mësim në shkollën e fshatit, të cilët rrezikuan jetën për shkak se automjeti u rrëzua në shtratin e lumit.
Ata kanë mundur të dalin nga mjeti dhe të kërkojnë ndihmë. Fatmirësisht, automjeti ra në pjesën e fillimit të kësaj ure, e cila duket se është shembur për shkak të erozionit në këmbët e urës dhe të reshjeve të mbrëmjes së kaluar.
Kjo urë shërben për të lidhur tre fshatra me 300 banorë. Deri në riparimin e saj asnjë mjet nuk mund të kalojë për shkak të rrezikshmërisë së madhe që paraqet.