☁️
Tiranë 15°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.13 ▼0.42%
ARI 4,908 ▼2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $72,846 ▼ -1.42% ETH $2,260 ▼ -2.75% XRP $1.4804 ▼ -1.8% SOL $91.7000 ▼ -2.06%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.13 ▼0.42 % ARI 4,908 ▼2.01 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.13 ▼0.42 % ARI 4,908 ▼2.01 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kronika

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes Meta, avokati: Mua më dalin bastet!

Këtë të mërkurë, më 18 mars, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të japë vendimin nëse dosja ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe të pandehurve të tjerë, do të kalojë apo jo për gjykim.

Pak më herët, ka mbërritur në GJKKO avokati i Metës, Kujtim Cakrani.

“E kemi pritur këtë ditën sot, kemi 7 muaj.”, tha ai, duke u shprehur me bindje se sot do të ketë më në fund “një vendimmarrje“.

Duke shkëmbyer batuta me gazetarët, Cakrani kujtoi bastin që ka vënë me ta se brenda këtij muaj, ish-presidenti Meta do të lirohet nga qelia.

“Mua më dalin bastet, do ta shikoni. Këtu do të jemi. Dakord?!”, deklaroi Cakrani.

Sjellim ndërmend se javën e kaluar, gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, mbylli shqyrtimin e dosjes.

Kujtojmë se më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme ka çuar në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, ndaj të cilëve rëndojnë tre akuza, ato të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, në gjyq është çuar edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe Ema Çoku. Ndërkohë, Pirro Xhixho përballet me akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim

SPAK thotë se hetimet për Metën dhe Kryemadhin kanë zbuluar disa skema korrupsioni dhe përdorimi të pushtetit politik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.