☁️
Tiranë 19°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 103.60 ▲7.28%
ARI 4,754 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,731 ▼ -1.26% ETH $2,185 ▼ -1.33% XRP $1.3286 ▼ -0.04% SOL $81.9500 ▼ -0.46%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.60 ▲7.28 % ARI 4,754 ▼0.7 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.60 ▲7.28 % ARI 4,754 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Gjuriç: Për fatin e serbëve në institucionet e Kosovës pas bisedimeve

Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë ka bërë të ditur se javën tjetër do të mbahet një takim mes drejtorit Marko Gjuriç, serbëve nga Kosova dhe kryeministrit Aleksandër Vuçiç.
gjuric-marr-euml-veshja-e-brukselit-n-euml-interes-t-euml-serbis-euml_hdGjuriç pas takimit me përfaqësuesit serbë në qeverinë e Kosovës tha se takimi do të mbahet pas raundit të bisedimeve në Bruksel, që është parashikuar më 9 shkurt dhe temë e takimit do të jenë hapat e mëtejshëm për pjesëmarrjen e serbëve në qeverinë e Kosovës.
Siç raportojnë mediat serbe Gjuriç tha se shkarkimi i Aleksandër Jabllanoviçit nga kryeministri Isa Mustafa e ka vështirësuar situatën para bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas tij, qeveria serbe nuk pranon se Jabllanoviç është fajtor duke pasur parasysh se ai nuk i ka quajtur “egërsira” të gjithë shqiptarët e as politikanët shqiptarë, por ata që me gurë kanë gjuajtur serbët, që për festën ortodokse deshën të vizitojnë Gjakovën.
Sipas fjalëve të Gjuriçit komuniteti serb nuk është faktor i destabilitetit në Kosovë. Në takimin e sotëm në Beograd kanë marrë pjesë Aleksandër Jabllanoviç, zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviç, Lubomir Mariç, ministër i Pushtetit Lokal dhe Bratissllav Nikoliç, kryetar i Shtërpcës.
Takimi është thirrur pasi kryeministri Isa Mustafa ka larguar ministrin për Kthim Aleksandër Jabllanoviç, liderin e Listës Serbe, i cili në Kuvend të Kosovës i ka nëntë deputetë, dy ministra dhe një zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.