Gjykata e Apelit: Ardian Fullani në “arrest shtëpie”
Është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Gjykata e Apelit i komunikoi sot rreth orës 15:30 masën ‘arrest shtëpie’, duke i dhënë fund qëndrimit të Fullanit pas hekurave të qelisë. Edhe pse Gjykata e Apelit ka dhënë masën me ‘arrest shtëpie’, për ish-Guvernatorin Ardian Fullani, avokati i tij mbrojtës u shpreh për mediat se do të bëhet rekurs në Gjykatë. Sipas Haxhias, Fullani duhet të ishte hetuar i lirë dhe pa asnjë masë sigurie. Për rreth 30 minuta, Gjykata e Apelit ka ndërtuar provat dhe faktet sa i takon gjykimit të çështjes së Fullanit. “Vendimi i sotëm ishte, pavarësisht në favor, nuk ishte në stadin e atyre vendime, pasi kërkuam të mos kishte asnjë masë sigurie. Do bëjmë rekurs në Gjykatë. Nuk kam thënë se ka përgjegjësi penale Këshilli Mbikëqyrës. Ardian Fullani nuk mund të ndahet nga përgjegjësitë e Këshillit”-tha Haxhia.
Në seancën gjyqësore, Fullani është shprehur se në detyrën e tij është udhëhequr nga ligji, pasioni dhe devotshmëria. “Punova për ngritjen e një institucioni bazuar në ligj, model për bankat qendrore dhe evropiane.Vjedhja në Bankën e Shqipërisë ishte një veprim i ulët dhe i shkëputur. Sapo u konstatua vjedhja në thesar, ne bashkëpunuam ngushtë me prokurorinë”, u shpreh Fullani.
Nga ana tjetër, Prokuroria ka sjellë dëshmi të saj, duke ‘luftuar’ që ish-Guvernatori Ardian Fullani të ngelet në burg dhe mos të lirohet, ndonëse kjo gjë nuk është pranuar nga Gjykata e Apelit. Nga ana e Prokurorisë, janë sjellë dëshmi të forta nga ana e Këshill Mbikëqyrës, si në rastin e dëshmisë së Dhori Kules, apo dhe Ardian Civicit.
Aktualisht, Fullani po hetohet edhe për shkelje të tjera në detyrë, pasi vetëm pak ditë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar një tjetër dosje për abuzime me fondet publike.
Pune maskarenjsh njeri ben sikur kerkon masen me te rend dhe tjetri e liron ,nje skenar i njohur ne drejtesin shqipetare,kete vegel qe sali dirigjenti e drejton nga zyra e vete .turp kote sthone hajduti mbron hajdutin