⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,813 ▲0.61%
DOW 51,714 ▲0.94%
NASDAQ 27,361 ▲0.62%
NAFTA 91.83 ▲0.37%
ARI 4,221 ▲1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,406 ▲ +1.1% ETH $2,482 ▲ +1.4% XRP $1.3865 ▲ +1.81% SOL $109.3200 ▲ +1.22%
S&P 500 7,813 ▲0.61 % DOW 51,714 ▲0.94 % NASDAQ 27,361 ▲0.62 % NAFTA 91.83 ▲0.37 % ARI 4,221 ▲1.55 % S&P 500 7,813 ▲0.61 % DOW 51,714 ▲0.94 % NASDAQ 27,361 ▲0.62 % NAFTA 91.83 ▲0.37 % ARI 4,221 ▲1.55 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Kronika

Gjykata e Lartë vulos burgimin e përjetshëm për Laert Haxhiun

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot, 19 maj, rekursin e Laert Haxhiut, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm që e dënoi atë me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2017.

Me këtë vendim, merr formë të prerë dënimi maksimal ndaj Haxhiut, të cilin do e vuajë në një burg të sigurisë së lartë.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda (relator), Sokol Binaj dhe Sandër Simoni

Haxhiu së bashku me Anterio Kaloshin dhe Orges Bilbilin, të dënuar po me burgim të përjetshëm, akuzohen për “Masakrën e Lushnjes”, ngjarje ku mbetën të vrarë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha si dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme, objektivi i autorëve ishte Xhuljo Shkurti, nipi i Aldo Bares, i cili ishte kthyer në Shqipëri një ditë para këtij krimi. Pak çaste para ngjarjes, ai u shkëput nga shokët dhe shkoi për t’u qethur, duke i shpëtuar kështu atentatit.

I gjithë krimi ndodhi për 32 sekonda.

Sipas konkluzioneve të Prokurorisë, autorët ishin tre, por vetëm dy prej tyre qëlluan me breshëri nga makina.

Shkak për ngjarjen e Lushnjes, u bë një konflikt i vjetër që familja Haxhiu kishte me familjen Bare. Banda e Aldo Bares i dogji banesën xhaxhait të Laert Haxhiut. Për këtë shkak, ky i fundit vendosi të hakmerret.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.