☁️
Tiranë 29°C · Vranët 10 June 2026
S&P 500 7,314 ▼0.99%
DOW 50,270 ▼1.18%
NASDAQ 25,345 ▼1.3%
NAFTA 91.12 ▲3.31%
ARI 4,150 ▼3.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $62,280 ▲ +2.24% ETH $1,649 ▲ +1.53% XRP $1.1220 ▼ -0.25% SOL $65.0100 ▲ +1.61%
S&P 500 7,314 ▼0.99 % DOW 50,270 ▼1.18 % NASDAQ 25,345 ▼1.3 % NAFTA 91.12 ▲3.31 % ARI 4,150 ▼3.19 % S&P 500 7,314 ▼0.99 % DOW 50,270 ▼1.18 % NASDAQ 25,345 ▼1.3 % NAFTA 91.12 ▲3.31 % ARI 4,150 ▼3.19 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Bamir Topi: Berisha nuk frymëzon më! Nuk kam një emër se kush mund ta zëvendësojë në krye të PD, por…

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, duke deklaruar se në këtë forcë politike nuk ekziston më një garë reale dhe se situata brenda saj është “amorfe” dhe e rënduar.

Sipas Topit, proceset aktuale në PD lidhen më shumë me rikonfirmimin e emrit të Sali Berishës si drejtues i partisë, sesa me një konkurrencë të mirëfilltë politike, gjë që sipas tij po e kthen situatën në një “dramë të demokracisë shqiptare”.

“Demokratët po e përjetojnë si dramë këtë gjendje në parti. Ka ndodhur një metamorfozë e çuditshme në PD”, është shprehur Topi, duke shtuar se dëmi më i madh për Shqipërinë sot vjen pikërisht nga kjo forcë politike, e cila sipas tij duhet të ishte shpresa kryesore e opozitës.

Duke folur për gjendjen e brendshme të PD-së, ish-presidenti u shpreh se entuziazmi është në rënie dhe se strukturat e partisë ndodhen në “kuota minimale”. Ai shtoi se retorika e “kilometrit të fundit” nuk ka më efekt dhe se Berisha nuk frymëzon më askënd, përfshirë edhe ata që sipas tij, nuk kanë formim të thelluar politik.

Topi theksoi gjithashtu se nuk sheh një figurë konkrete që mund të zëvendësojë Berishën në këtë moment, duke shtuar se emrat e rinj dalin vetëm kur ekzistojnë forume serioze dhe funksionale brenda partisë.

“Nuk kam një emër se kush mund ta zëvendësonte Berishën, emrat ekstraktohen kur ka forume serioze. Nëse e djathta ka një lloj varfërimi gradual të anëtarëve përfaqësues që mund të konsiderohen intelektualë, pasi koha në opozitë e sjell këtë, e majta ka një varfërim intensive. Si e nisi Rama pushtetin në 2013 me çfarë figurash dhe me çfarë figurash ka përfunduar.

Protestat nuk po bëhen për qytetarët, por për të mbajtur radhët në parti dhe për një jehonë të mundshme në arenën ndërkombëtare. Edhe pse këto protesta vijnë në të gjithë botën, ndërsa protesta në vendin tonë vijnë nga një parti që drejtohen nga një lidership i ezauruar, janë ndërruar disa herë lidershipet në botë gjatë 35 viteve. Ky është një rekord Guines, por një rekord që të mbush me pozitivitet”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.