☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.86 ▼2.49%
ARI 4,777 ▲2.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,625 ▲ +2.95% ETH $2,136 ▲ +4.69% XRP $1.3531 ▲ +2.81% SOL $83.3300 ▲ +3.12%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.86 ▼2.49 % ARI 4,777 ▲2.09 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.86 ▼2.49 % ARI 4,777 ▲2.09 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjykata e Lartë zbardh vendimin për Tom Doshin: Ja pse nuk e lamë në burg

Gjykata e Lartë ka zbardhur sot vendimin e plotë, në zbatim të të cilit deputeti i Shkodrës, Tom Doshi u la me masë sigurie “arrest në shtëpi”, ndryshe nga prokuroria që kërkoi ndaj tij ‘arrestin me burg”.

Tom-doshi-1-1024x733 Në 13 faqe të plota, të siguruara nga “Panorama Online” kolegji penal i pesëshes së gjyqtarëve që nxorën nga qelia e paraburgimit deputetin e përjashtuar nga PS­ja, Tom Doshin, sqaron përse­të e kësaj vendimmarrjeje. “Kolegji vlerëson se ekziston nevoja për vendosjen e një mase sigurimi personal, pasi plotësohen kushtet e parashikuara në nenin 228 të Kodit të procedurës Penale. Nisur nga natyra dhe lloji i veprave penale, për të cilat po procedohet shtetasi Tom Doshi, nisur edhe nga pozita e tij, si funksionar i lartë shtetëror, vendosja e masë së sigurimit vlerësohet e nevojshme, për shkak të vënies në rrezik të marrjes ose vërtetësisë së provave, si dhe sqarimin dhe dokumentimin e plotë të fakteve, objekt i këtij procedimi penal”­ thuhet në vendim. Vendimi per Tom Doshin.

Sipas vendimit, “Ndryshe nga pretendimi i akuzës, Kolegji vlerëson se duke iu referuar kushteve të përgjithshme dhe kritereve të veçanta të parashikuara në nenet 228, 229 dhe 230 të Kodit të procedurës penale, përshtatshmërinë e tyre në raport me shkallën e nevojës së sigurimit, me rëndësinë e fakteve, rrezikshmërinë e veprës penale dhe të hetuarit, si dhe marzhin e dënimit të parashikuar nga dispozitat përkatëse për të cilat dyshohet shtetasi Tom Doshi, nuk duhet t’i caktohet si masë sigurimi ajo e arrestit me burg”.

Kolegji ka vlerësuar se “Masa e sigurimit “arrest me burg” është një nga masat më te rrepta të parashikuara nga kodi i Procedurës Penale dhe si e tillë duhet vendosur vetëm kur cdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së vecantë të veprës dhe të pandehurit”. Pas kësaj, sipas trupës gjykuese, “Nisur nga rrezikshmëria shoqërore e veprave penale për të cilat dyshohet se ka kryet Doshi, objektivisht përligj caktimin e një mase sigurimi personal më të butë nga ajo e arrestit me burg, prandaj ndaj shtetasit Tom Doshi do të caktohet masa e sigurimit “arrest në shtëpi”. Sa më sipër Kolegji Penal e vlerëson të ligjshëm ndalimin e Doshit dhe caktimit si masë sigurimi ndaj tij atë të arrestit në shtëpi”. Deputeti Doshi u arrestua më 26 mars, pak orë pas seancës plenare që votoi pro heqjes së imunitetit te tij dhe deputetit Mark Frroku, duke i hapur rrugë prokurorisë, te vijonte me ndalimin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.