☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,834 ▲0.14%
DOW 48,046 ▼0.29%
NASDAQ 22,960 ▲0.6%
NAFTA 98.54 ▲0.68%
ARI 4,806 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,807 ▲ +2.29% ETH $2,241 ▲ +2.86% XRP $1.3542 ▲ +1.59% SOL $85.0200 ▲ +3.46%
S&P 500 6,834 ▲0.14 % DOW 48,046 ▼0.29 % NASDAQ 22,960 ▲0.6 % NAFTA 98.54 ▲0.68 % ARI 4,806 ▼0.24 % S&P 500 6,834 ▲0.14 % DOW 48,046 ▼0.29 % NASDAQ 22,960 ▲0.6 % NAFTA 98.54 ▲0.68 % ARI 4,806 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjykata e lë në arrest shtëpie Tahirin, avokati Haxhia: Apeli do ta lirojë ish Ministrin

 

Ka zgjatur mëse dy orë seanca gjyqësore e Saimir Tahirit, e në përfundim të procesit për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish Ministrit, gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit në shtëpi” duke rrëzuar kështu kërkesën e mbrojtjes.

Në dalje për median ka folur avokati i Tahirit, zoti Maks Haxhia, i cili është shprehur se prokuroria e krimeve të rënda nuk ka asnjë provë të re që të implikojë Tahirin në dosjen Habilaj apo në trafikun e drogës. Haxhia theksoi se vendimi i gjykatës do të apelohet së shpejti dhe është i bindur se Gjykata e Apelit do të rrëzojë masën e “arrestit në shtëpi” për Tahirin.

“Sa për dijeninë tuaj, në të gjithë materialin e dosjes nuk kishte asnjë provë të re që të implikonte Tahirin. Skafi që ka udhëtuar zoti Tahiri është një ka qenë i Orget Liperit, ia ka marrë hua, pasi ka pësuar defekt është kthyer në Shqipëri. Në drejtësi nuk ka unë them, ti thua, apo unë mendoj, ti provon, por duhet të provohen.

Jemi të bindur se ky vendim do të rrëzohet nga Gjykata e Apelit, sepse për ne është një masë e përsëritur nga po e njëjta gjyqtare. Dua të vë në dukje se gjykata e Apelit gjeti të pavend masën e ndalimit jashtë shtetit, imagjinoni sesi do ta gjejë masën e arrestit.”-tha Haxhia

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.