Kronika

Gjykata e Tiranës: 2 vjet burg për kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu

Gjykata e Tiranës ka dënuar me dy vjet burg Kryetarin e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu i vënë nën akuzë “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

1428670095mziuuVendimi është marrë ditën e sotme, ku krahas të tjerave Gjykata me vendimin e marrë ka kërkuar që Mziut t’i hiqet e drejta e ushtrimit të fuknsioneve publike.

Në të njëjtën kohë Gjykata ka dënuar me nga 6 muaj burg edhe dy specialistët e Bashkisë Kamëz, Drejtorin e Tatimeve në këtë bashki Bujar Loshi dhe juristin e bashkisë Atlis Hotin, që të dy të akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button