Kosova

Gjykata jep sot vendimin për aktivistët e arrestuar të Vetëvendosjes

Gjykata Themelore e Prishtinës pritet të marrë sot vendimin lidhur me masën e sigurisë për nëntë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të arrestuar të hënën gjatë protestave për lirimin e deputetit Albin Kurti.

Prokurori i rastit në fillim ka kërkuar një muaj paraburgim për të gjithë të arrestuarit, por gjatë seancës këtë masë të sigurisë e ka kërkuar vetëm për Uran Hasanin, Ylli Hoxhën, Premton Ibërdemajn, Arbër Kaqorraj dhe Adnan Loshajn.

Ndërsa prokurori është tërhequr nga kërkesa për një muaj paraburgim për të arrestuarit Shpat Selmanaj, Endrit Cacaj, Visar Dobra dhe Ardon Mulaj.

Nëntë aktivistët janë arrestuar nga Policia mbrëmjen e së hënës pas arrestimit të deputetit Albin Kurtit. Të gjithë këta dyshohen për gjuajtje me sende të rrezikshme ndaj zyrtarëve të policisë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button