☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,604 ▲1.16%
DOW 46,757 ▲0.9%
NASDAQ 21,963 ▲1.72%
NAFTA 99.91 ▼1.45%
ARI 4,812 ▲2.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,849 ▲ +1.68% ETH $2,148 ▲ +2.63% XRP $1.3604 ▲ +2% SOL $85.6800 ▲ +3.91%
S&P 500 6,604 ▲1.16 % DOW 46,757 ▲0.9 % NASDAQ 21,963 ▲1.72 % NAFTA 99.91 ▼1.45 % ARI 4,812 ▲2.85 % S&P 500 6,604 ▲1.16 % DOW 46,757 ▲0.9 % NASDAQ 21,963 ▲1.72 % NAFTA 99.91 ▼1.45 % ARI 4,812 ▲2.85 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Gjykatësja myslimane gjendet e mbytur në lumë

Një juriste e njohur me ngjyrë, që u bë e para grua myslimane që shërbente si gjykatëse amerikane, është gjetur e vdekur në lumin Hudson në Nju Jork.

Trupi i Sheila Abdus Salaam, një gjykatëse 65-vjeçare në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, u gjet në ujë pranë Harlemit. Policia nxori trupin e saj nga uji dhe ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. Zyrtarët thanë se trupi i saj nuk tregonte shenja të dukshme traume ndërkohë që nuk kanë pranuar të spekulojnë për shkaqet e vdekjes.

Familja e saj e identifikoi dhe autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Abdus-Salaam, ka lindur në Uashington DC dhe u bë e para grua afro amerikane që u emërua në gjykatën e apelit kur guvernatori demokrat Endriu Cuomo, e përzgjodhi atë për gjykatën e lartë të shtetit në 2013.

Enciklopedia e historisë politike amerikane e universitetit Princeton, e ka cilësuar Abdus Salaam si gruan e parë myslimane që shërben si gjykatëse në SHBA.

Ajo po ashtu është edhe e para grua me ngjyrë që emërohet në gjykatën më të lartë të shtetit. Duke cituar burime të pakonfirmuara, “New York Post”, raportonte se Abdus Salaam ishte raportuar e zhdukur nga shtëpia e saj mëngjesin e të mërkurës. Përpjekjet për ta arritur atë kishin qenë të pasuksesshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.