☁️
Tiranë 16°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,848 ▲ +0.55% ETH $2,058 ▲ +1.14% XRP $1.3157 ▲ +0.99% SOL $80.0100 ▲ +1.61%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjykata e Posaçme nis procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut, Erion Veliaj dhe të bashkëpandehurve.

Veliaj nuk është i pranishëm në sallën e gjyqit. Gjatë apelit të palëve gjykata pohoi caktimin e një avokateje kryesisht për ish-efektivin e Policisë së Burgjeve, Fation Baci, i pandehur në proces.

Prania e avokates ngjalli debat mes palëve, nëse ishte njohur avokatja apo jo me aktet e dosjes.

Maks Haxhia: Në cilësinë e kreut të dhomës Kombëtare të Avokatisë, dua të di nëse avokatja e caktuar kryesisht është njohur me aktet e dosjes, apo jo. Ajo do të përgjigjet nëse po zbaton rregullat, pasi ka një komitet disiplinor.

Ols Dado: Nuk je kryetar i Dhomës ti këtu, je avokat.

Plarent Ndreca, avokat i Veliajt: Maks Haxhia i ka të dy cilësitë, edhe avokat, edhe kreu i DHKA. Procesi i rregullt ligjor lidhet edhe me mënyrën se si e ushtrojnë profesionin avokatët. Kam një kërkesë. Në 17.3.2026 jam pajisur me prokure nga Erion Veliaj. Kam ndërmarrë të gjitha veprimet për t’u njohur me dosjen. Ju kam dërguar edhe një shkresë për oraret në të cilat mund të paraqitesha në gjykatë. Në 26 mars kam marrë përgjigje. Fillimisht mu tha se do ta merrja elektronike, por më pas nuk ma dhanë.

Kam qenë çdo ditë në gjykatë për t’u njohur me aktet. Është një volum shumë i madh.  Klienti im ju ka vënë në dijeni se nga 169 fashikuj, mungojnë disa prej tyre. Kërkoj një afat 2-javor për të saktësuar çfarë mungon në dosje, të na vendoset në dispozicion dhe për të vlerësuar se si do të bëjmë mbrojtjen tonë. Ky proces nuk ka vetëm dimension individual, por edhe publik, për shkak se klienti im është kryebashkiak i zgjedhur. Na garantoni kushte të nevojshme për ushtrimin e profesionit dhe një mbrojtje efektive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.