Kronika e zeze
Greqi, aksidentohet në punë, humb jetën emigranti 40-vjeçar nga Shqipëria
Një emigrant shqiptar në Greqi ka humbur jetën pas një aksidenti në punë. Viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte duke hapur një kanal për tubacionet kur një pjesë e murit i ka rënë sipër duke i marrë jetën.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kopanaki, afër Kallamatës. Në pranga është vënë menaxheri i projektit, ndërkohë që është vendosur të bëhet autopsia për të përcaktuar shkaqet vdekjes së emigrantit shqiptar.