Rajoni

Greqi, moti i keq shkakton dëme në veri të vendit

Katastrofë biblike ka lene pas vala e motit të keq që ka mbizoteëruar sidomos në veri të Greqisë.Si rezultat i reshjeve te shumta dhjetera fshatra jane evakuar nga banoret, ndersa reshqitjet e dheut kane nderprere qarkullimin e automjeteve ne shume rruge nacionale.

1422883259dzhdAutoritetet nga Janina, ne Euritani ,Fthiotidha e deri ne Etoalakarnani kane shpallur gjendjen e jashtezakonshme pas permbytjeve katastrofike, ndersa ne gjendje gadishmerie ndodhen banoret e zonave lindore ne kufij me Turqine pasi eshte rritur ne maksimum niveli i lumit Evro.

Pasi eshte  shkaterruar nga ujerat e rrembyer te lumit Arahtho, ura e Plakes, nje monument kulture gati 300-vjeçar, ekziston shqetesimi se mund te kete te njejtin fat edhe ura e famshme e Artes ne Tesproti, zone nga e cila shume banore kane braktisur shtepite e tyre pasi eshte demtuar me rende se te gjitha zonat e tjera. Prurja e ujerave ne liqenin e Purnares eshte pothuajse katerfishuar ndaj jane hapur edhe portat e diges.

Autoritetet vendore, te cilat po njekin me shqetesim situaten, kane shpallur alarmin pasi moti i keq do te vazhdoje sipas Sherbimit Sinoptik te vendit edhe ne oret e ardhshme.

Ato informojne se mbi 60% e rrugeve nacionale te kesaj zone kane pesuar deme, ndersa jane permbytur te mbjellat, biznese te vogla, dyqane dhe shtepi banimi.

E njejta situate edhe ne Janine dhe fshatrat e saj per arsye te rritjes se nivelit te liqenit te Pamvotidhes. Ne te gjitha zonat perreth jane regjistruar shembje dhe rreshqitje dheu. Nga fenomet ekstreme te motit ka pasur shume deme edhe ne blegtori pasi ujerrat e rrembyera kane permbytur edhe stallat e bagetive sidomos ne bashkite e Dodonit, ne Filat dhe ne Sul .

Ne Fthiotida disa fshatra kane mbetur te izoluara pasi jane shkaterruar urat qe i lidhin ato me rruget nacionale, mijera hektare te mbjella me drithera jane permbytur si dhe disa fabrika ne jug te qytetit te Lamias.

Probleme ka pasur edhe ne veri te Greqise ne akset kombetare prane Kilkizit, Kosturit, Pelles, Imathise dhe Follorines, ku ujerat shpeshhere kane permbytur rruget.

Ne Peloponez, ne zonen e Ilias furtunat e oreve te fundit kane bere qe ujerat e detit te hyjne dhjetra metra brenda dhe shume shtepi ne bregdet kane pesuar deme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button