☁️
Tiranë 19°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 103.60 ▲7.28%
ARI 4,754 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,731 ▼ -1.26% ETH $2,185 ▼ -1.33% XRP $1.3286 ▼ -0.04% SOL $81.9500 ▼ -0.46%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.60 ▲7.28 % ARI 4,754 ▼0.7 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.60 ▲7.28 % ARI 4,754 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

GREQI – Nuland: SHBA tërhiqet nga ndërtimi i gazsjellësit “EastMed

Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj gazsjellësit “EastMed” është se ky projekt është jashtëzakonisht i kushtueshëm, ujërat shumë të thella dhe projekti i gazit natyror që lidh Egjiptin, Izraelin, Greqinë dhe Evropën mund të ketë nevojë për më shumë se një dekadë për t’u përfunduar, deklaroi sot ndihmëssekretarja e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA-së, Victoria Nuland.

“Greqia është tashmë një qendër energjetike”, tha Nuland lidhur me tërheqjen e SHBA-së nga projekti duke shtuar se ekzistojnë mënyra më të shpejta, më efektive dhe më produktive për transferimin e energjisë në rajon.

“Shqetësimi i SHBA-së është se në kohën kur projekti të jetë gati, hidrokarburet do të jenë zëvendësuar me energji të pastër”, shtoi ajo.

E pyetur për të komentuar vizitën e saj në Greqi pa “ofruar diçka të re”, ndërkohë që i ofron Turqisë një mekanizëm strategjik, Nuland u përgjigj se SHBA-ja ka pasur një dialog strategjik me Greqinë, prej disa vitesh.

Nuland tha se vizita e saj në Greqi ishte e orientuar strategjikisht, kishte për qëllim të shprehte një vlerësim për Greqinë për të qenë një aleate e qëndrueshme dhe e fokusuar në strategjinë për t’u bërë pjesë  e Evropës së pavarur energjetike dhe në vazhdimin e ndihmës për Ukrainën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.