🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,648 ▲ +0.2% ETH $2,004 ▼ -0.03% XRP $1.3334 ▼ -0.53% SOL $82.3900 ▼ -1.37%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Greqi, zbulohet grupi kriminal i Arbër Bakos. Pranga shqiptarit si vrasës me pagesë

Policia greke, ka zbuluar një grup kriminal që bashkëvepronte me shqiptarin e arrestuar pak ditë më parë Arbër Bako, i cili plagosi në një lokal nate në Athinë 15 persona në Mikrolimano.

arber-bako1-655x290Sipas mediave greke, Bako, gjatë dëshmisë së tij ka treguar emrat e disa prej bashkëpunëtorëve të tij, me të cilët kishte krijuar një rrjet të rrezikshëm kriminal për vrasje dhe grabitje me armë.

Në kuadër të hetimeve, policia greke ka bërë me dije se ka zbuluar një grup vrasësish me pagesë, të cilët kohët e fundit kishin vënë në shënjestër për të ekzekutuar edhe një ushtarak të lartë në Athinë, tentativë e cila është parandaluar nga policia vendase.

Sipas shtypit helen, të enjten pasdite është arrestuar ne Sepolia një nga bashkëpunëtorët e Bakos, i quajtur Klodian L, me pseudonimin Mece si dhe një person tjetër gjithashtu me kombësi shqiptare i quajtur Olti.

Klodian L, i cili ishte në kërkim, dyshohet se kryente vrasje me pagesë për llogari të kriminelëve të mëdhenj e të rrezikshëm grekë që ndodheshin në burg. Ky person, sipas provave, ishte anëtar i një grupi vrasësish bashkë me dy persona me shtetësi greke, njëri prej të cilëve u vra para disa kohësh në Koridalos. Si bashkëpunëtore e grupit mësohet se është arrestuar edhe një femër shqiptare.

Ndërkohë, policia greke ka zbuluar se tentativa e vrasjes së ushtarakut të lartë në Athinë është parandaluar nga përgjimet telefonike mes porositësve të tij që ndodheshin në burg dhe shqiptarit të arrestuar të enjten në Sepolia. Shuma që do të përfitonte ky i fundit për këtë vrasje, ishte 200 mijë euro, shkruan shtypi helen.

Këto arrestime dhe lidhje ngjarjesh, janë bërë pas dëshmisë së Arbër Bakos, i cili ka pranuar përfshirjen e tij në disa ngjarje me armë zjarri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.