Greqia i paraqet Eurogrupit propozimin për zgjatjen e huasë
Greqia u paraqiti sot partnerëve të saj evropianë të eurozonës propozimin për zgjatjen edhe me gjashtë muaj të huasë së saj, njoftoi qeveria e vendit ballkanik.
”Qëllimi ynë është përfundimi sa më shpejt i kësaj marrëveshjeje”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Sakellarides.
Dje, ministri grek i Financave, Janis Varoufaqis tha se propozimi do të kënaqte si palën greke ashtu edhe Eurogrupin.
”Vendimi përfundimtar do të merret të premten”, theksoi ai.
Qeveria e majtë greke kërkon zgjatje të huasë dhe jo program masash shtrënguese.
Koha e shlyerjes së këstit të huasë nga ana e eurozonës skadon në fund të muajit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.