Maqedonia

Gruevski nuk ndalet, shpall fazën e dytë ”Maqedonia punëson 2”

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, në 26 vjetorin e themelimit të OBRM-PDUKM-së, ka shpallur fazën e dytë të punësimit ”Maqedonia punëson 2”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Paraprakisht, Gruevski ka bërë të ditur se në fazën e parë, e cila ka filluar më 15 prill të vitit të kaluar dhe ka përfunduar më 15 prill të këtij viti, janë punësuar 19 mij persona, kurse 10138 firma i kanë shfrytëzuar lehtësimet e ofruara nga shteti.

Në fjalimin e tij, Gruevski ka publikuar pesë kategori të personave të cilët do të punësohen në fazën e dytë.

Kategoria e parë përfshin të rinjtë deri në moshën 35 vjeçare. Në këtë rast, punëdhënësi është i liruar nga kontributet, në një periudhë trevjeçare.

Kategoria e dytë përfshin persona të punësuar në afat të gjatë, të moshës 35 deri 50 vjeçare. Në këtë rast, punëdhënësi është i liruar nga kontributet, në një periudhë pesëvjeçare.

Kategoria e tretë përfshin personat e pa punë të moshës mbi 50 vjeçare. Me këtë rast, punëdhënësi është i liruar nga kontributet, në një periudhë pesëvjeçare.

Kategoria e katërët përfshin personat e pa punë të moshës mbi 58 vjeçare, të cilët shuëm vështirë gjejnë punë. Në këtë rast, punëdhënësi është i liruar nga kontributet deri në arritjen e moshës së penzionit të punëtorit.

Kategoria e pestë përfshin personat me rrezik social, ku përfshihen, personat me aftësi të veçanta, prindët e fëmijëve me pengesa në zhvillim, prindër të vetmuar, prindër në familje njëprindore, prindër që kanë tre e më tepër fëmijë, si edhe ushtarë të mëhershëm profesionist. Me këtë rast, punëdhënësi është i liruar nga kontributet, në një periudhë pesëvjeçare.

Nga këto masa, Gruevski pret punësimin e 15 deri 20 mij personave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button