Kronika

Haga thërret ushtarakun shqiptar/ Adem Shehu nga Tirana, komandoi brigadën 153 në zonën e Llapit

Hetuesit special të Hagës shtrinë hetimet edhe në Shqipëri duke marrë në pyetje ish-ushtarakë shqiptarë që iu bashkuan UCK-s. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ekskluzivisht nga një burim pranë prokurorëve special në Hagë, ka mësuar se i është dërguar një fletëthirrje për tu intervistuar si person që ka dijeni, Adem Shehut ish Komandant i Brigadës 153, të Zonës Operative të Llapit.

Të njëjtat burime në kushtet e anonimatit i thanë Top Channel se prokurorët special përmes një letër porosie dërguar Ministrisë së Drejtësisë më 14 Dhjetor 2020 kërkonin, përcjelljen e fletë thirrjes Adem Shehut për t’u intervistuar në Hagë.

Data e parashikuar e intervistimit është 28 Janari.

Një oficer i policisë gjyqësore më 15 Janar 2021 ia ka dorëzuar flet-thirrjen ish komandanti të UCK.

Adem Shehu kërkohet të intervistohet për aktivitetin e tij si komandant i Brigadës 153 e luftimet e kryera në zonën Gallakut në Prishtinë.

I kontaktuar përmes telefonit nga Top Channel Adem Shehu nuk bëri asnjë koment, duke theksuar se ai respekton një prej pikave në fletëthirrjen e Hagës për mos të komunikuar me median.

Christopher Bennett zëdhës i prokurorisë special në Hagë, përmes postës elektronike, i tha Top Channel se “zyra e prokurorëve nuk mund të japë informacion për hetimet dhe individë specifikë që intervistohen”.

Adem Shehu është me origjinë nga Farka e Tiranës, dhe shërbente si oficer i reparteve kundërajrore që mbronin Tiranën, pas diplomimit në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në vitin 1980.

Në vendlindjen e tij, në Farkë, organizoi stërvitje luftarake të luftëtarëve, të cilët vinin nga Kosova, nga trojet etnike dhe nga vendet perëndimore.

Grupet përbëheshin nga 25-30 veta.

Banesa e tij, u shndërrua në një qendër stërvitore, në një “akademi” ushtarake në Farkë. Kur lufta nisi ai instruktonte drejtuesit e UCK se si të ulnin humbjet gjatë luftimeve. Më pas u largua drejt kosovës dhe brenda një kohe të shkurtër u vendos në krye të brigadës 153 në zonën e Llapit.

Formacioni i tij kontrollonte një nga rrugët kryesore ku ushtria serbë mund të tërhiqej nga Kosova pas marrëveshjes së rambujesë. Por për shkak të sulmeve efikase të shpeshta në formacione të vogla, ushtria serbe ndryshoi drejtim.

Zbatimi i taktikave luftarake që ishin baza e strategjisë së ushtrisë shqiptare, u bënë arsyeja e suksesit në luftime të brigadës që drejtonte Adem Shehu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button