🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,657 ▲ +0.26% ETH $2,003 ▼ -0.11% XRP $1.3328 ▼ -0.6% SOL $82.4100 ▼ -1.33%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kosova

Hahn për rrëzimin e Qeverisë: Liderët e Kosovës do të përballen me sfida të mëdha

Rrëzimin e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Isa Mustafa, pas një vote mosbesimi në Parlament, komisoneri evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, nuk e ka pritur mirë, duke ua rikujtuar liderëve politikë kosovarë sfidat që i presin.

 “Më vjen keq për votën e mosbesimit të sotëm në Parlamentin e Kosovës. Liderët e politikës dhe institucionet nuk duhet të harrojnë sfidat e mëdha që Kosova do të përballet”, shkroi Johanes Hahn në Twitter.

Edhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë që ishte më e zëshmja që Parlamenti ta votojë Demarkacionin, moskalimi i të cilit u bë shkas për rënien e Qeverisë, thotë se vendi duhet të lëvizë drejt një tranzicioni stabil.

“Kuvendi e tha fjalën e vet. Përderisa vazhdon procesi i tranzicionit dhe vendi lëviz në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme, ftojmë të gjithë zyrtarët e mbetur në qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre, gjegjësisht të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Sidoqoftë, Komisioni Qendror Zgjedhor, tashmë ka deklaruar se është i gatshëm të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Në momentin që Presidenti i shpall zgjedhjet, KQZ menjëherë e ka për obligim të marrë masat e duhura në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë i rregullt dhe transparent”, thotë kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, duke ftuar subjektet politike që të respektojnë Ligjin për Zgjedhjet dhe Kushtetutën e vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.