☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 97.92 ▲2.58%
ARI 4,833 ▼1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,132 ▼ -4.22% ETH $2,193 ▼ -5.8% XRP $1.4610 ▼ -4.34% SOL $90.0000 ▼ -5.51%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.92 ▲2.58 % ARI 4,833 ▼1.3 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.92 ▲2.58 % ARI 4,833 ▼1.3 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Hahn sot në Shkup, përpjekje e re për tejkalimin e krizës

Eurokomisioneri Johannes Hahn mbërrin sot për vizitë në Shkup, që konsiderohet një përpjekje e re për të tejkaluar ngërçin politik.

Hahn është i shoqëruar nga tre eurodeputetët, Eduard Kukan, Ivo Vajgel dhe Knut Flekenshtajn. Në agjendën e Hahn fillimisht janë parashikuar takimet me krerët e partive politike dhe më pas me presidentin Gjorgje Ivanov.

Sipas agjendës, këto janë takimet që do të zhvillojë Hahn:

Takim me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi, ora 12:40.

Takim me Bilall Kasamin e Lëvizjes BESA, ora 13:00.

Takim me Ziadin Selën dhe Aleancën për Shqiptarët ora 13:50.

Takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ora 14:55.

Takimi me Zoran Zaevin e LSDM-së, do të jetë në ora 16:10.

Pas presidentit Hahn do të takohet me kryetarin e Kuvendit.

Takimi i fundit do të jetë me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit në ora, 20:15.

Deklaratë për media, Johanes Hahn do të japë në ora 21:45.

Hahn javën e kaluar bëri thirrje për dorëzim demokratik të pushtetit, e më pas implementim të reformave që kanë si bazë “Marrëveshjen e Përzhinës”. Kjo është vizita e dytë brenda këtij viti, pas asaj të 9 dhe 10 shkurtit në Shkup, ku Hahn nuk arriti që të pajtojë palët për një kompromis dhe zgjidhje të krizës politike.

  1. “Në një demokraci, shumica parlamentare duhet pranuar edhe nëse dikujt nuk i pëlqen. Që këtu, pres që të gjithë liderët dhe institucionet, në interes të qytetarëve të lejojnë që të rrjedhin proceset demokratike”, ishte porosia e eurokomisioneri për zgjerim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.