Zgjedhjet lokale 2015

Halim Kosova, me ish të përndjekurit: Do të jem gjithmonë pranë jush

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, premtoi të enjten se do të jetë gjithmonë pranë ish të përndjekurve politikë.

“Do të jem pranë jush. Asnjëri prej jush nuk duhet dënuar për herë të dytë, pas atyre që ka kaluar në regjimin komunist. Do të më keni përkrah dhe do të zgjidhim bashkë problemet e trashëguara”, u shpreh kandidati i djathtë.

Kosova shtoi se do të jetë në dispozicion të ish të përndjekurve, në mënyrë që ata të fitojnë kohën e humbur.

“Ju them se vota juaj do të jetë lezeti i fitores”, e mbylli fjalën e tij Halim Kosova.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button