Politika

Hapja e dosjeve, pr/ligji i garanton akses individit në të dhënat personale

Nisma ligjore që rregullon hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe procesin e lustracionit përmes ruajtjes, përpunimit, administrimit dhe përdorimit të të dhënave të arkivave të ish-Sigurimit, është depozituar tashmë zyrtarisht në Kuvend, ndërsa shqyrtimi i saj mendohet të nisë me fillimin e sesionit të ri parlamentar, vitin e ardhshëm.
mersila-doda-dosjet-5-Foto-APr/ligji, i propozuar nga disa grupime të shoqërisë civile dhe i mbështetur nga deputetët Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi, synon të vërë në dispozicion të personave dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit gjatë periudhës së regjimit komunist 24 tetor 1944-31 mars 1991, për t’iu mundësuar atyre informacionin e plotë mbi ndikimin që kjo strukturë ka pasur mbi fatet e tyre.
Po ashtu, drafti, i organizuar në 34 nene, synon të garantojë aksesin individual në të dhënat personale, të cilat ish-Shërbimi i Sigurimit të Shtetit mblidhte e arkivonte për personin, për të njohur qëndrimin e gjykimin për të dhe pasojat; të sigurojë mbrojtjen e personit nga dëmtimi i së drejtës për privatësi të shkaktuar nga përdorimi i të dhënave personale të ruajtura; të sigurojë dhe të nxjerrë në pah aktivitetin e plotë historik, politik dhe juridik të ish-Sigurimit të Shtetit dhe ta verë atë në funksion të nevojave publike studimore dhe edukuese.
Ky pr/ligj përcakton rregullat e lustracionit në politikëbërje duke kontrolluar pastërtinë e figurës së çdo funksionari publik të zgjedhur apo të emëruar për periudhën 24 tetor 1944-31 mars 1991 lidhur me pjesëmarrjen e tij në strukturat politikëbërëse dhe zbatuese të diktaturës së proletariatit, si dhe drejtues apo punonjës operativ i ligjshëm ose i fshehtë, apo bashkëpunëtor sekret i ish-Sigurimit të Shtetit, deri më 2 korrik 1991 kur u krijua Shërbimi Informativ Kombëtar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button