Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,658 ▲ +0.12% ETH $2,058 ▲ +0.5% XRP $1.3193 ▲ +0.47% SOL $79.3400 ▲ +0.28%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Politika

Hapja e dosjeve/Doda dhe Idrizi thirrje klasës politike që të miratojë ligjin

Deputetët Mesila Doda (PD) dhe Shpëtim Idrizi (PDIU) i bënë sot thirrje klasës politike shqiptare që të miratojë nismën e shoqërisë civile për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, e depozituar për miratim në Kuvend.

mersila-doda-dosjet-3Foto-A1

Si ish-studentë të dhjetorit ’90, dy deputetët e kanë mbështetur dhe më herët këtë nisëm, ndërsa ftuan klasën politike që t’i bashkohet aktit ligjor dhe ta miratojë atë në parlament.
Deputetja Doda, pjesë e grupit parlamentar të opozitës së djathtë, që prej muajsh bojkoton punimet e Kuvendit, tha se në cilësinë e deputetëve që e mbështesin këtë nisëm, ne do ta mbrojmë atë patjetër. “Unë dhe  kolegët e partisë sime do të jemi të pranishëm për ta mbështetur këtë nismë ligjore”, u shpreh deputetja Doda.
mersila doda - dosjet (5) Foto A“Ftoj klasën politike, si nga e majta dhe nga e djathta, që të miratojë këtë nisëm, që është tejet e rëndësishme për historinë e Shqipërisë dhe të shtetit shqiptar. Në cilësinë e deputetes që e mbështes nismën, tha ajo, dua që gjithë kolegët e mi të Partisë Demokratike apo ata të krahëve të tjerë politikë ta mbështesim këtë akt, i cili gjithashtu është dhe një premtim i bërë ndaj elektoratit. Ky është një proces që nuk do të ketë kthim pas dhe ne nuk mund të tërhiqemi për asnjë arësye. Unë do ta mbroj nismën në parlament”, u shpreh deputetja Doda në një prononcim për mediat.
Ndërsa deputeti Idrizi, njëherazi kryetar i PDIU-së, tha se miratimi i këtij pr/ligji do të ishte një akt i përgjegjshëm që duhet të bënte politika shqiptare, për t’u ndarë njëherë e mirë nga e kaluara. “E vërteta na bën mirë të gjithëve dhe besoj se ne do shkojmë në Europë pa pengjet e së kaluarës. Ne e mbështesim këtë nismë të shoqërisë civile, e cila nuk i drejtohet ndonjë partie politike, por para së gjithash i drejtohet ndërgjegjes politike e morale të klasës politike dhe të parlamentarëve shqiptarë që të tregohemi dinjitozë. Kështu, në njëfarë mënyre dhe politika do të bëjë katarsisin e vet përballë shoqërisë së shqiptare”, u shpreh Idrizi.
Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut, i mbështetur edhe nga një grup deputetësh dhe ish drejtues të Lëvizjes Studentore ‘Dhjetori ’90, dorëzuan pak ditë më parë në parlament nismën ligjore që propozon hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.