Kosova

Haradinaj: Përjetova një padrejtësi ndaj kombit tonë

Me duartrokitje të shumta është pritur lideri i AAK, Ramush Haradinaj në Kuvendin e shtatë Zgjedhor të Aleancës së Gruas. Me këtë rast, ai tha se edhe pse Kosova ka shumë probleme të veta të brendshme, kjo nuk ua jep të drejtën askujt që të tallet me qytetarët e Kosovë dhe se një gjë të tillë nuk do ta lejojnë më.

Haradinaji i cili u kthye në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Kosovë, u bashkua me gratë e Aleancës për t’i mbështetur në punën e tyre si dhe në zgjedhjen e kryetares së re të tyre.

”Unë e përjetova një padrejtësi, por jo si individ po si diçka të padrejtë ndaj kombit tonë dhe si një lojë të ndytë. Më ka ardhur rënd e marre, me e pa atë që ka ndodh”, u shpreh ai.

Ndërsa, kryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj –Bujupi, tha se dy ditët e fundit për qytetarin e Kosovës u bë një padrejtësi shumë e madh. “padrejtësi të cilat i barti njeriu i cili solli dritë në fund të tunelit dhe na ktheu shpresën për lirinë e këtij vendi”.

“Padrejtësia që iu bë këtij njeriu mori fund dhe mund të themi: ‘Mirëserdhe kryetar’”, tha Kada-Bujupi. Ajo foli edhe përnismën e saj në politikë, tregoi se si kërkoi votat e para nga gratë.

Ajo po ashtu shtoi se përkundër sfidave aleanca e grave edhe sot vazhdon të jetë bashkë sepse ato i bashkon përkushtimi për të mirë ndaj vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button