☁️
Tiranë 14°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,701 ▼0.22%
DOW 46,838 ▼0.33%
NASDAQ 22,445 ▼0.15%
NAFTA 97.08 ▲1.62%
ARI 4,862 ▼2.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $72,495 ▼ -1.8% ETH $2,242 ▼ -4% XRP $1.4730 ▼ -2.41% SOL $90.6900 ▼ -3.62%
S&P 500 6,701 ▼0.22 % DOW 46,838 ▼0.33 % NASDAQ 22,445 ▼0.15 % NAFTA 97.08 ▲1.62 % ARI 4,862 ▼2.92 % S&P 500 6,701 ▼0.22 % DOW 46,838 ▼0.33 % NASDAQ 22,445 ▼0.15 % NAFTA 97.08 ▲1.62 % ARI 4,862 ▼2.92 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Harito:Marrëveshja me BERZH i hap rrugën modernizimit te shërbimeve ndaj qytetarit

 Kuvendi nisi punimet e seancës plenare me diskutimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe BERZH për projektin “Ofrimin e shërbimeve publike me në qendër qytetarin”.

Ky projekt i mbeshtetur nga Banka Boterore synon luftimin e korrupsionit në sportelet publike duke vendosur standarde të reja në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito duke mbrojtur marrëveshjen me BERZH-n tha se reformat që ka ndërmarrë dhe vazhdon të zbatojë qeveria, synojnë të jenë në shërbim të qytetarit dhe shtetit ligjor, si promotor i zhvillimit të vendit konform standardeve.

“Ne ia arritëm të ulim çmimin e ilaçeve, të luftojmë kundër kanabisit, të ndërmarrim reformën në shërbimin civil, dhe punët publike, regjistruam biznesin në kuadër të luftës kundër informalitetit e të tjera reforma të rëndësishme, që duke i përmbledhur të gjitha sollën ne vend ofrimin e shërbimeve publike me standarde, në shërbim të qytetarit.
“Ashtu siç i kërkohet zbatimi i rregullave të biznesit dhe sektorit privat, i parashtruam dhe po i zbatojmë edhe në administratën publike”, tha ministrja Harito.

Duke u ndalur në marrëveshjen me BERZH-n ajo tha se ofrimi i shërbimeve publike me në qendër qytetarin,do t’i hapë rrugë modernizimit të vendit nëpërmjet teknologjisë së informacionit, si standardi që i përgjigjet kohës.

Kuvendi pritet të miratojë sot dhe përbërjen e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, i ngritur me me një vendim të parlamentit në fund të sesionit të kaluar.

Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga Partia Socialiste dhe tjetri nga Partia Demokratike, ndërsa anëtarësia e tij ka përbërje të barabartë mes shumicës dhe pakicës, me nga pesë anëtarë secila. Komisioni do e ushtrojë veprimtarinë për një afat tremujor nga data e mbledhjes së parë të tij.
Rendi i ditës i seancës së sotme parashikon gjithashtu ratifikimin e marrëveshjes mes pales shqiptare dhe BERZH-t, për lehtësimin e mbështetjes së agrobiznesit.
Në rend dite është dhe diskutimi i disa ndryshimeve në ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i propozuar nga deputetja e PD-së, Jozefina Topalli

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.