🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,042 ▼ -0.42% ETH $2,382 ▼ -0.18% XRP $1.2929 ▼ -1.17% SOL $102.7000 ▼ -0.82%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
24 Tet 2026
Breaking
Sporti

Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

Prej më shumë se një dekade, Harry Kane vendosi t’i qëndrojë besnik Tottenham Hotspur. “Bomberi” anglez bëri pjesën e tij, shënoi gola pafund, por për fat të keq “gjelat” nuk arritën kurrë të fitonin një trofe të rëndësishëm. Në moshën 30-vjeçare, Harry Kane vendosi të largohej nga Londra për të nisur një aventurë të re […]

Prej më shumë se një dekade, Harry Kane vendosi t’i qëndrojë besnik Tottenham Hotspur. “Bomberi” anglez bëri pjesën e tij, shënoi gola pafund, por për fat të keq “gjelat” nuk arritën kurrë të fitonin një trofe të rëndësishëm. Në moshën 30-vjeçare, Harry Kane vendosi të largohej nga Londra për të nisur një aventurë të re te Bayern Munich.

Kjo rezultoi një lëvizje e shkëlqyer pasi me transferimin te Bayern erdhën dhe trofetë e parë, fillimisht Superkupa e Gjermanisë, më pas titulli në Bundesligë. Harry Kane po përjeton një rini të dytë edhe këtë sezon, me kapitenin e “Tre Luanëve” që ka realizuar 51 gola, duke udhëhequr Bayern në titullin e dytë radhazi në Bundesligë.

Të gjithë në radhët e Bayern Munich janë shumë të lumtur me atë Harry Kane ka dhënë, fakt që e konfirmoi edhe presidenti i nderit Uli Hoeness, me këtë të fundit që blindoi sulmuesin anglez, të paktën deri në 2027:

“Është e vërtetë që në fund të këtij sezoni aktivizohet klauzola e tij e largimit, por në të njëjtën kohë kontrata e tij është e vlefshme deri në 2027”,

u shpreh Hoeness.

Pasi futi në “xhep” titullin e tij të dytë në Bundesligë, Harry Kane konfirmoi edhe një herë se ndihet mirë në Mynih:

“Jam me të vërtetë i lumtur këtu, por asgjë nuk ka përfunduar. Të fitosh këto tituj nuk është kurrë e lehtë. Tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t’i bëjmë një mbyllje të bukur këtij sezoni, si në kampionat, ashtu edhe në Kupë dhe pa diskutim në Champions League”,

u shpreh Harry Kane.

Falë paraqitjes me Bayern këtë sezon dhe me Botërorin në horizont, Harry Kane është kthyer në favoritin kryesor për të fituar “Topin e Artë” këtë sezon. Ky trofe do të ishte mbyllja perfekte e një karriere me ulje ngritje të forta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.