☁️
Tiranë 9°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,933 ▲ +1.82% ETH $2,022 ▲ +2.07% XRP $1.3461 ▲ +1.92% SOL $83.3800 ▲ +1.47%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Harta e re territoriale, depozitohen në KQZ kërkesat për referendum

DJE-GJATE-MBLEDHJES-SE-KOMISIONIT-PER-REFORMEN-TERRITORIALE-MAJTAS-HARTA-E-RE-TERRITORIALEGrupet nismëtare nga disa komuna e bashki të vendit kanë depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për mbajtjen e referendumeve lokale, mes të cilave kundërshtohet harta e re territoriale.

Sipas Kodit Zgjedhor duhet që grupet nismëtare të mos kenë më pak se 12 firma të banorëve të asaj zone.

Ndërkohë Partia Demokratike, pak kohë më parë ka depozituar në Gjykatë Kushtetuese kërkesën për ta shpallur hartën antikushtetuese. Sipas PD, “kjo harte i ben gjemen procesit zgjedhor, qe ka njohur arritjet, kjo maxhorance do te konsolidoje oligarkine Rama-Meta, qe po synon te krijoje oligarket lokale, per kete arsye me ate nuk mund te kete zgjedhje”.

“Hartimi i këtij ligji është bërë nëpërmjet një procesi jo gjithpërfshirës dhe konsensual, jo vetëm midis forcave politike në Kuvend, por as me qytetarët shqiptare”, thuhet në kërkesën e PD-së.

Sipas demokratëve Komisioni i Posacëm mori në konsideratë studimet e njëanshme dhe jo transparente, si dhe versionet e ndarjes së re administrative të propozuara nga Qeveria, duke shmangur në këtë mënyrë përmbushjen e detyrave të veta.

”Ligji nr. 115/2014 është miratuar me procedurë extra të përshpejtuar parlamentare, në kundërshtim me ndalimin e parashikuar në nenin 83 të Kushtetutës. Konkretisht, projektligjit është depozituar në Kuvend më datë 23.07.2014 dhe është shqyrtuar e miratuar në seancën plenare të datës 31 Korrik 2014 (pra brenda një jave nga momenti i depozitimit).

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.