Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 06 April 2026
S&P 500 6,595 ▲0.19%
DOW 46,560 ▲0.12%
NASDAQ 21,923 ▲0.2%
NAFTA 112.10 ▲0.5%
ARI 4,687 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,604 ▲ +3.49% ETH $2,138 ▲ +4.13% XRP $1.3394 ▲ +3.06% SOL $81.6400 ▲ +2.67%
S&P 500 6,595 ▲0.19 % DOW 46,560 ▲0.12 % NASDAQ 21,923 ▲0.2 % NAFTA 112.10 ▲0.5 % ARI 4,687 ▲0.15 % S&P 500 6,595 ▲0.19 % DOW 46,560 ▲0.12 % NASDAQ 21,923 ▲0.2 % NAFTA 112.10 ▲0.5 % ARI 4,687 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Haxhinasto: Rishikim standardeve të investimeve

HAXHINASTO-KUVEND-Foto-ATSH-ARKIV1-525x350Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi të enjten në Kuvend se duhet të kemi një ndryshim themelor në konceptimin dhe realizimin e projekteve, të cilat i mbështesim me buxhetin tonë. “Duhet ndryshuar mënyra si i planifikojmë. Pa diskutim që infrastruktura fizike është e rëndësishme. Ajo duhet planifikuar, shtrirë në kohë në buxhet në mënyrë optimale dhe jo në mënyrë të jashtëzakonshme, me qëllim që efikasiteti i realizimit të vepres të jetë i madh me impaktin ekonomik, por para të gjithash të jetë edhe me impaktin social”, tha Haxhinasto, teksa në Kuvend diskutohej buxheti faktik i vitit 2013.

Sipas ministrit Haxhinasto, duhet të plotësojmë kuadrin tonë rregulltor dhe planifikues, si dhe dokumentat e standardeve, pasi vijoi ai, sot akoma jemi duke përgatitur dokumentat e standardeve të rrugëve, ujesjellës- kanalizimeve, gjë që ka sjellë që realizimi faktik i veprave të mos jetë në një standard dhe kompatibiliteti i tyre dhe futja në lidhje në rrjet kanë patur probleme serioze.
Planifikimi, vijoi Haxhinasto, duhet të jetë domosdoshmërisht në dimensionin e vet rajonal. “Në planifikimin tonë patjetër që duhet të koordinohemi me fqinjët tanë, me qëllim që veprat që planifikojmë në territorin tonë të kenë frymëmarrje rajonale”, deklaroi ministri.
Në të ardhmen, theksoi ministri, do të reflektohet në mënyrën si shikohen sektorë të ndryshëm të transportit, pasi duhen parë në harmoninë e tyre.
Ndryshim themelor, u shpreh Haxhinasto, do të ketë në shërbimet që ofrohen nga infrastruktura fizike. Një reformë e thellë, tha ai më tej, po ndërmerret, ndërsa do të mbështetet edhe nga ana buxhetore.
Sipas tij, siguria rrugore e lënë totalisht mënjanë, është kthyer në vëmendjen e qeverisë. Me masat e marra, informoi ai, arritëm që për një periudhë të shkurtër kohore të ulim numrin e aksidenteve në rrugët tona me 20 %.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.