Kosova

Haxhiu: Gjykata Kushtetuese të reflektojë drejtë

haxhiu-gjykata-kushtetuese-t-euml-reflektoj-euml-drejt-euml_hdAlbulena Haxhiu thotë se është koha që Gjykata Kushtetuese të reflektojë drejtë dhe të marrë vendimin e duhur, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, gjë të cilën nuk e ka bërë shumë herë.

Në një intervistë për KosovaPress, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, flet për seancën e cila pritet të mbahet me 21 gusht në Gjykatën Kushtetuese, që ka të bëjë me shqyrtimin e legjitimitetit të koalicionit LDK, AAK dhe Nisma, si dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Isa Mustafa.

“Është evidente dhe e vetëdijshme se secili institucion publik në Republikën e Kosovës, është kapur nga regjimi në ikje. Duke mos përjashtuar këtu as Gjykatën Kushtetuese, kush më shumë e kush më pak. Në vazhdën e saj, ne si subjekt politik, presim kësaj radhe që Gjykata Kushtetuese, të reflektojë drejtë, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve. Gjykata Kushtetuese të marr vendim të duhur, në përputhje me interesat e vendit, për shkak se jo rrallë herë Gjykata Kushtetuese ka vepruar ndryshe, pra duke mos e respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.”, ka theksuar Haxhiu.

Në seancën dëgjimore të së enjtes, të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, ku do të ballafaqohen qëndrimet ose argumentet e subjekteve politike, karshi kërkesës së PDK-së, përfaqësues të VV-së, do të jenë deputetja Albulena Haxhiu si dhe këshilltari ligjor, Armend Shkoza.

Haxhiu thotë se në këtë seancë dëgjimore, ata do t’i parashtrojmë qëndrimet e tyre, qoftë për seancën konstituive, ku PDK-ja sipas saj e uzurpoi Kuvendin dhe nuk respektoi vendimet e kryesisë së kuvendit, duke bllokuar kështu punën, si dhe do t’i paraqesin qëndrimet e tyre, se si e shohin ata formimin e grupit parlamentar, pra në lidhje me atë se kush duhet ta propozoi kryetarin e kuvendit.

Ndërsa thotë se nuk do të paraqesin ndonjë argument shtesë dhe se nuk do të ketë diçka jashtë asaj, që është thënë deri më tani.

“Nuk do të ketë diçka jashtë asaj që kemi thënë deri tani, vetëm se do t’i ripërsërisim qëndrimet tona”, thotë Haxhiu.

Ndërsa ripërsëriti dhe njëherë qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje, për mos përfshirje në një Qeveri gjithëpërfshirëse, pjesë e së cilës mund të jetë dhe PDK-ja.

“Si subjekt politik, tashmë kemi deklaruar se ne nuk do të jemi pjesë e një qeverie gjithëpërfshirëse, ashtu siç po flitet. Pra nuk do të jemi pjesë e një qeverie, ku është dhe PDK, për shkak se do të jetë një vazhdim i degradimit të vendit si në aspektin politik, ekonomik e social. Tashmë është evidente, që ne kemi negociuar me bllokun për të bashkë qeverisur. Mirëpo nuk do të ketë as pjesëmarrje të qeverisë së VV në qeverisjen e ardhshme në qoftë se nuk nënshkruhet marrëveshja të cilën e kemi paraqitur. Pra në asnjë rrethanë, nuk do të jemi pjesë e një Qeverie gjithëpërfshirëse, ku do të jetë dhe PDK-ja”, tha Haxhiu.

Ndryshe, PDK ka dërguar në Gjykatën kushtetuese pretendimet, që ka pasur shkelje të procedurave në konstituimin e Kuvendit, duke përfshirë dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Blloku opozitar ka dërguar komentet e 67 deputeteve si kundër reagim. Ndërsa dy koalicionet, në seancën e cila pritet të mbahet në Gjykatën Kushtetuese me 21 gusht, do t’i prezantojnë dëshmitë e veta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button