☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 92.57 ▼0.32%
ARI 4,212 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $85,520 ▲ +1.94% ETH $2,716 ▲ +0.63% XRP $1.5054 ▲ +0.39% SOL $120.7300 ▲ +1.81%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 92.57 ▼0.32 % ARI 4,212 ▲0.23 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 92.57 ▼0.32 % ARI 4,212 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Kosova

Haxhiu takon të enjten krerët e partive politike për të caktuar datën e zgjedhjeve

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thirrur në takim për të enjten, më 30.04,2026, përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas njoftimit, takimi do të zhvillohet në ora 15:00 në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë presidentin e vendit.

Seanca e nisur më 27.04.2026 për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dështoi mbrëmë, më 28.04.2026, pas disa tentimeve, për shkak të mungesës së kuorumit për fillimin e procedurës së votimit.

Ligjet në fuqi parashohin që nëse presidenti i ri nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues, atëherë Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosjes, e cila kishte shumicën parlamentare, pas tërheqjes se kandidatëve Glauk Konjufca e Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, kishte mbledhur nënshkrimet për Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.

As këto dy kandidatura nuk u përkrahën nga partitë opozitare.

Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, Kuvendi u shpërnda dhe tani Kosova duhet të mbajë zgjedhje brenda 45 ditësh.

Haxhiu ka afat që brenda dhjetë ditësh të caktojë datën e zgjedhjeve. Dy datat për mbajtjen e zgjedhjeve janë 31 maji dhe 7 qershori.

Ndërkaq, pas një takimi me u.d. të presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha të mërkurën se ky institucion preferon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve, pasi KQZ-së i duhet sa më shumë kohë për të organizuar votimet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.