☁️
Tiranë 23°C · Vranët 02 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.22%
DOW 52,305 ▼0.03%
NASDAQ 26,040 ▼0.66%
NAFTA 68.00 ▼0.85%
ARI 4,051 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $60,530 ▲ +3.43% ETH $1,627 ▲ +3.8% XRP $1.0651 ▲ +2.48% SOL $78.2000 ▲ +6.67%
S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 68.00 ▼0.85 % ARI 4,051 ▼0.78 % S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 68.00 ▼0.85 % ARI 4,051 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
02 Jul 2026
Breaking
Politika

“Siguria dhe ekonomia, prioritet i SHBA në Shqipëri!” Serwer: Ja sinjalet nga ambasadori i ri

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, vlerëson se deklaratat e ambasadorit të ri të nominuar nga SHBA-të në Shqipëri, Eric Wendt, tregojnë vazhdimësi të prioriteteve amerikane në vend, me fokus te siguria dhe bashkëpunimi ekonomik, si dhe mbështetja për shtetin ligjor.

Duke komentuar deklaratat e të nominuarit për ambasador në një intervistë për gazetaren Rosalba Bejdo në emisionin “Rretheqark” në A2CNN, Serwer tha: “Ai (Wendt) për mua duket se është një ushtarak me karrierë të përmbushur, dhe që bëri një deklaratë profesionale, duke theksuar bashkëpunimin ekonomik dhe atë të sigurisë me Shqipërinë. Mendoj se kjo më duket një ide shumë e mirë”.

I pyetur nëse Uashingtoni po i jep më shumë rëndësi çështjeve të sigurisë sesa demokracisë apo reformave politike në Shqipëri, Serwer u përgjigj duke thënë “po”, por theksoi se SHBA-të vijojnë të ketë një rol të rëndësishëm në forcimin e shtetit ligjor.

“Mendoj se po. Uashingtoni deri tani ka injoruar goxha se çfarë ndodh së brendshmi në Shqipëri dhe në vende të tjera të Ballkanit. Përjashtimi i Shqipërisë ka qenë pikërisht shteti ligjor, dhe aty SHBA-të po luajnë një rol të rëndësishëm, pasi është një themel për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin e vendit në një shoqëri kapitaliste dhe kjo duhet vazhduar dhe shpresoj që BE të jetë në këtë përpjekje të përbashkët dhe besoj që do jetë. Nuk është diçka e re. Thjesht po tregojnë që kjo administrartë po ndjek të njëjtat objektiva si në të kaluarën”, vijoi ai.

Sa i takon mbështetjes amerikane për SPAK-un, Serwer u shpreh optimist se ajo do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Shpresoj shumë që po dhe një pjesë e deklaratës së tij e thoshte këtë”, deklaroi Serwer.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.