Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.07 ▲3.34%
ARI 4,410 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,077 ▲ +1.18% ETH $2,167 ▲ +2.02% XRP $1.4203 ▲ +0.36% SOL $91.7300 ▲ +2.61%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.07 ▲3.34 % ARI 4,410 ▲0.06 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.07 ▲3.34 % ARI 4,410 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

HEC-t private kërcënojnë qeverinë: Nuk nënshkruajmë asnjë kontratë

Një vendim i qeverisë që parashikon që kontratat për blerjen e energjisë elektrike të hidrocentraleve private të kalojnë nga KESH tek OSHE-ja kundërshtohet nga subjektet private që prodhojnë energji.

Me anë të një reagimi, Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinoveshme (AREA) thotë se vendimi shkel të drejtat ligjore të mëhershme të subjekteve private.

“Prishja e njëanshme e kontratave ekzistuese me KESH sh.a me anë të një VKM dhe zëvendësimi i tyre me kontrata me OSHEE i ka vendosur në një marrëdhënie të re, të dëmshme dhe të pasigurt investimet prej qindra miliona eurosh, të bëra nga investitorë të huaj e shqiptarë”, thuhet në reagim.

Ministria e Energjisë ka deklaruar se kalimi i këtyre detyrimeve për blerjen e energjisë nuk cenon të drejtat e fituara, por AREA-ja thotë se kjo deklaratë është e pavërtetë dhe fsheh qëllimin e vërtetë të vendimit.

“Por thelbi i kontratës së re të hartuar në mënyrë të njëanshme, është roli që Qeveria u jep investitorëve të huaj e shqiptarë në fushën e prodhimit të energjisë së rinovueshme, duke mos i trajtuar më ata si prodhues të energjisë, por si tregtarë të saj dhe duke mos u siguruar blerjen e të gjithë energjisë së prodhuar, siç parashikohej në kontratat e nënshkruara përpara se të nisnin investimet”, thuhet në reagim.

Sipas reagimit, presioni i qeverisë për të firmosur nxitimthi kontratat e reja pas prishjes së njëanshme të kontratave të vjetra ka frikësuar investitorët e huaj dhe vendas.

AREA kujton se në vitin 2015, qeveria mori një vendim prapaveprues që ulte çmimin e blerjes së energjisë për vitet 2013-2014 dhe çmimi vendosej duke iu referuar çmimit të Bursës së Hungarisë që sipas shoqatës nuk merret parasysh as nga vetë qeveria hungareze. Pavarësisht se çmimi i ulët për HEC-t, kjo nuk u reflektua tek konsumatorët, thuhet në reagim.

Përballë kësaj situate, AREA thotë se nuk do të pranojë të firmosë asnjë kontratë me qeverinë, pasi shkelin hapur të drejtat e investitorëve.

“Nuk do të pranojë e siguron Qeverinë shqiptare se nuk do të pranojë të firmosë asnjë kontratë në të bardhë, e cila pasi këto kontrata shkelin hapur shkel të drejtat e fituara më parë nga investitorët e huaj dhe shqiptarë, që në këtë sektor, vetëm anëtarët e saj kanë kryer mbi 350 milionë euro investime”, thuhet më tej.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.