Heshtje e të nëpërkëmburve
Nga Bajram Peçi
Është tronditëse kur sheh se Zelencki, President i Ukrainës, me papjekuri jo vetëm diplomatike, përdoret nga Vuçiç, President i Serbisë, kur në një konferencë shtypi deklaron se nuk do ta njohin Kosovën dhe se shteti i tij i përmbahet qendrimeve të Serbisë. Një burrë shteti, në kushtet ku ndodhet, do ta kalonte çështjen ose përgjegjen e pyetjes (nëse ja kanë bërë) me dipllomaci, duke ruajtur standardet për të mos fyer ose përgojuar shtete e popuj të tjerë, deri më sot miq të Ukrainës!
Ministri jonë i Punëve të Jashtëme do ishte i pari që reagoi, duke i vënë në dukje palës ukrainase se nuk mund të hiqeshin paralele mes tokave ukrainase të pushtuara prej Rusisë dhe shkëputjes së Kosovës nga robëria dhe genocidi serb, çka u provua botërisht prej Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ngritur për të shqyrtuar çështjen prej Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së. Por nuk është e mjaftueshme! Pritej sot të dilte presidenti dhe kryeministri me deklarata të cilat do vinin dinjitetin në vend para opinionit tonë dhe të informonin opinionin ndërkombëtar. Deri tani, heshtje!
Nuk është hera e parë që heshtet. Në konferencën e para do kohëshme të shtypit mes kryeministrit tonë dhe kryeministrit të Spanjës, Sanches, kur ai deklaroi se “…e konsideron shpalljen e pavarësisë së vitit 2008 si një “akt njëanshëm” që shkel ligjin ndërkombëtar”. Reagimi jonë: heshtje. Nuk ju bë asnjë qëndrim këtij deklarimi të shëmtuar, kryer gjatë vizitës miqësore në Shqipëri. Të paktën t’i thuhej se “…nuk është i informuar”, se nuk do turpëroheshim me të!? T’i thuhej se në mes të çështjeve “Kosova” nuk ka asnjë lidhje me problemet e brendshme irredentiste të Spanjës, që i vijnë prej krahinave të Katalonjës dhe Baskëve. Heshtje, një memecëri e pakuptimë!
Pavarësisht problemeve korente që janë të pranishme mes qeveritarëve të dy republikave shqiptare, para problemeve të tilla madhore duhet t’u kujtojmë se ata janë të vdekshëm. Një ditë do ikin, populli ngelet. Në Romën e lashtë ishte bërë rregull kur perandori kalonte mes turmave në Romë, populli brohoriste dhe buçisnin zërat, “Je i vdekshëm, je i vdekshëm!”.
Një epokë e re lindi për shqiptarët kur NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa e Bashkuar u dhanë lirinë shqiptarëve të Kosovës. Është koha kur shqiptarë fillojnë njohin epërsinë e dy shtetve, gjë që nënkupton të qenit faktor vendimmarrës në Ballkan. Kjo epërsi e fituar, edhe në mos pastë qëllim bashkimin, duhet të kordinojnë para syve të opinionit ndërkombëtar qëndrimin politik, burimet dhe organizimin ushtarak: nuk mund të nëpërkëmbet populli shqiptar në rajon, çka duan ta bëjnë përmes disa deklarimeve foshnjore ose përmes asaj që po i ndodh popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. I heqin gjuhën, të drejtat kushtetuese dhe shteti ynë hesht. Memecëri që të ngjeth mishtë. Nuk ka patur prej qeveritarve tanë deri tani asnjë qendrim.
Heqja e banderolës gjigande në Prishtinë, në të cilin ishin dizajnet e ngjyrave të flamurit ukrainas, ishte veprimi i duhur. Më tej, pa u ndaluar, të veprohet për të korigjuar vendimin idiot e të turpshëm të Bashkisë Tiranë për t’i hequr rrugës emrin lavdiplotë “Donika Kastrioti”, duke e zëvendësuar me emrin”Ukraina e lirë”! Nuk mund të kalojë deklarimi i Zelenckit pa lënë gjurmë në ndërgjegjen shqiptare. Aleanca e deritanishme kishte kuptim, deri sa nuk u rrukullisën broçkulla të tilla.
Sa kohë Zelencki dhe miku i tij, Vuçiç, nuk besojnë te e vërteta e deklaruar prej Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, një e vërtetë që e kanë pranuar të tjerët, harrojeni miqësinë?! Në raste të tilla Zelencki, mësohu të përmbahesh!



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.