🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 82.30 ▲5.27%
ARI 4,449 ▲1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $64,123 ▼ -1.56% ETH $1,877 ▼ -2.22% XRP $1.0201 ▼ -2.06% SOL $76.4200 ▼ -0.97%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.30 ▲5.27 % ARI 4,449 ▲1.11 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.30 ▲5.27 % ARI 4,449 ▲1.11 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Bota

SPANJË – Qindra të evakuar pas zjarreve të fuqishme në Andaluzi

MADRID, 10 gusht /ATSH-DPA/ – Një zjarr i fuqishëm pyjor në jugperëndim të Spanjës vazhdon të përhapet, ndërsa autoritetet rajonale paralajmërojnë për vështirësi të mëdha nën vënien nën kontroll të flakëve.

Zjarri ka përfshirë provincën e Huelvës që prej së enjtes dhe, sipas qeverisë rajonale të Andaluzisë, zona e prekur tashmë i kalon 20 mijë hektarët, ose rreth 200 kilometra katrorë.

Megjithatë, nuk dihet ende se sa nga kjo sipërfaqe është shkatërruar realisht nga flakët.

Ministri i Brendshëm i Andaluzisë, Antonio Sanz, tha se zjarri aktualisht është “përtej kapacitetit të shërbimeve zjarrfikëse për ta shuar”.

Ai theksoi se kjo nuk lidhet me mungesën e mjeteve apo personelit, por me sjelljen ekstreme dhe të paparashikueshme të flakëve.

“Prioriteti kryesor tani është mbrojtja e njerëzve”, deklaroi Sanz.

Deri tani, 479 persona janë evakuuar si masë parandaluese nga zonat e rrezikuara.

Rreth 600 zjarrfikës po luftojnë me flakët pranë qytetit të vogël Niebla, rreth 60 kilometra në perëndim të Seviljes.

Terreni kodrinor dhe pjesërisht i paarritshëm i pyjeve e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen e ekipeve në tokë.

Në operacion janë angazhuar gjithashtu më shumë se 20 avionë dhe helikopterë zjarrfikës.

Sipas shërbimit zjarrfikës, gjatë natës ekipet arritën të krijojnë disa vija të rëndësishme mbrojtëse përmes djegieve të kontrolluara dhe përdorimit të makinerive të rënda.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.