🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 82.30 ▲5.27%
ARI 4,449 ▲1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $64,123 ▼ -1.56% ETH $1,877 ▼ -2.22% XRP $1.0201 ▼ -2.06% SOL $76.4200 ▼ -0.97%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.30 ▲5.27 % ARI 4,449 ▲1.11 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.30 ▲5.27 % ARI 4,449 ▲1.11 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Bota

Flokët e njeriut kthehen në barriera për pastrimin e detit nga nafta

Një projekt i veçantë mjedisor po zbatohet në Brazil, ku flokët e njeriut po përdoren për të krijuar barriera që ndihmojnë në pastrimin e ujërave të ndotura nga nafta dhe substanca të tjera të dëmshme.

Testet e para janë zhvilluar në Enseada de Bom Jesus, në brigjet e Gjirit të Guanabarës, në Rio de Zhaneiro. Zona është zgjedhur për shkak të nivelit të lartë të ndotjes dhe trafikut të vazhdueshëm detar.

Gjiri prej vitesh përballet me derdhje nafte, dhe mbetje të ndryshme që dëmtojnë ekosistemin dhe ndikojnë drejtpërdrejt edhe tek komuniteti i peshkatarëve.

Flokët e mbledhur nga parukeritë vendosen në struktura cilindrike, të cilat në ujë krijojnë një lloj barriere thithëse. Ato fiksohen në barrierat lundruese që përdoren për të mbajtur mbetjet dhe mund të qëndrojnë në det deri në katër muaj. Gjatë kësaj kohe, flokët ndihmojnë në kapjen dhe thithjen e naftës, dhe substancave të tjera ndotëse që qëndrojnë në sipërfaqen e ujit.

Përveç flokëve të njeriut, edhe qimet e kafshëve mund të përdoren për thithjen e naftës dhe filtrimin e ujërave të ndotura.

Peshkatarët e zonës thonë se ndotja nga nafta është një problem serioz për aktivitetin e tyre. Sipas tyre, njollat e naftës shfaqen shpesh në sipërfaqen e ujit dhe ndikojnë edhe në pjesët më të thella, duke larguar peshqit dhe duke vështirësuar peshkimin.

Organizatorët shpresojnë që përdorimi i barrierave me flokë të ndihmojë në uljen e ndotjes dhe në rikthimin gradual të ekosistemit të Gjirit të Guanabarës. Nisma shihet gjithashtu si një mënyrë për t’i dhënë një përdorim të ri një materiali që zakonisht përfundon në mbeturina, duke e kthyer atë në një mjet për mbrojtjen e detit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.