☁️
Tiranë 23°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.61 ▲8.33%
ARI 4,749 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,851 ▼ -1% ETH $2,193 ▼ -0.88% XRP $1.3298 ▲ +0.19% SOL $82.1500 ▼ -0.22%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.61 ▲8.33 % ARI 4,749 ▼0.8 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.61 ▲8.33 % ARI 4,749 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Hetime për milionerët nga Maqedonia në bankën zvicerane

Prokuroria publike në Maqedoni do të hulumtojë se kush janë milionerët vendas që kanë milionat e deponuar në Bankën HSBC në Zvicër.

 hetime-p-euml-r-milioner-euml-t-nga-maqedonia-n-euml-bank-euml-n-zvicerane_hdNë një komunikatë të prokurorisë theksohet se do të hetohet rasti, pas publikimit të lajmit në disa rrjete informative se edhe 9 shtetas të Maqedonisë kanë të deponuar mbi 164 milionë euro në bankën HSBC në Zvicër. Mes tyre vetëm njëri ka të deponuar 54 milionë euro.

Autoritetet hetimore në Maqedoni do të hetojnë se llogaritë e shtetasve nga Maqedonia a disponojnë me pasuri dhe para të përfituara në mënyrë ilegale dhe se a bëhet fjalë për fshehje të tatimit.

“Pas publikimit të shkrimeve në media, informata është deponuar edhe në Prokurorinë Publike për ndjekje të krimit dhe korrupsionit dhe se do të hetohet ky rast”, kanë bërë të ditur nga Prokuroria.

Të dhënat u publikuan nga Konzorciumi ndërkombëtar për gazetari hulumtuese që kishte të bënte me llogaritë e fshehta bankare të mbi 10 mijë klientëve nga e gjitha bota.

Mirëpo edhe për shtetasit e Maqedonisë nuk zbulohet identiteti dhe se ai mbahet sekret nga banka dhe konzorciumi. Edhe Banka e Maqedonisë ka theksuar se po ndjek me kujdes informacioneve e publikuara në mediat botërore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.