Kosova

Hidhet gaz lotsjellës në pritje të nisjes së seancës

Teksa për më pak se një orë pritet të fillojë seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës, në ambientet e tij është hedhur sërish gaz lotsjellës. Salla e Kuvendit është bllokuar, dhe mediat nuk lejohet të hyjnë brenda.

Një ditë më parë opozita është shprehur se do të bllokojë sërish seancën kuvendore. Në një intervistë për “Top Channel”, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se deputetët e opozitës nuk do ta bojkotojnë seancën, por do të shkojnë në Kuvend dhe do ta bllokojnë sërish mbajtjen e saj.

Ndërkohë, një ditë më parë shoqëria civile në Prishtinë protestoi me çadra të bardha, kundër dhunës në Kuvend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button