Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 105.53 ▲4.08%
ARI 4,332 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $75,908 ▼ -4.29% ETH $2,407 ▼ -6.95% XRP $1.2815 ▼ -13.11% SOL $97.2400 ▼ -7.06%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.53 ▲4.08 % ARI 4,332 ▼0.45 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.53 ▲4.08 % ARI 4,332 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Bota

HOLANDË – Sabotimi paralizon një pjesë të rrjetit hekurudhor

AMSTERDAM, 15 shtator /ATSH-DPA/ – Shërbimet e trenave në pjesë të mëdha të Holandës qendrore dhe veriore, u ndërprenë sot në mëngjes për shkak të sabotimit të linjave hekurudhore.

Persona ende të paidentifikuar kishin vendosur tuba mbi shina, në disa pjesë të hekurudhës, bëri të ditur kompania që administron rrjetin hekurudhor, “ProRail”.

Në total, tuba dhe materiale të ngjashme u gjetën në rreth 30 vende.

Një zëdhënës i “ProRail” tha për agjencinë holandeze të lajmeve ANP, se ishte e qartë që tubat ishin vendosur qëllimisht mbi shina.

Për shkak të tyre, sistemi kompjuterik i hekurudhës, mori sinjale se në ato vende shinat ishin të bllokuara dhe trenat nuk mund të kalonin.

Kryeministri: Sabotimi është kërcënim për jetën

Kryeministri holandez, Rob Jetten i cilësoi aktet e sabotimit si “kërcënuese për jetën”.

Sipas tij, veprimet synonin “destabilizimin e shoqërisë”, krijimin e kaosit dhe pasigurisë në vend.

Megjithatë, Jetten tha se në këtë fazë nuk mund të përcaktohej nëse bëhej fjalë për terrorizëm.

Sipas tij, fillimisht duhet të priten rezultatet e hetimit të policisë përpara se të nxirren përfundime.

Policia tha se, edhe pasi shinat u pastruan gjatë mëngjesit, në disa prej vendeve u gjetën përsëri materiale që mund të shkaktonin ndërprerje të trafikut.

Megjithatë, sipas “ProRail”, trafiku hekurudhor ishte rikthyer në normalitet rreth mesditës.

Shërbimi sekret holandez po ndihmon në hetime

Ndërkohë, AIVD, shërbimi i inteligjencës së Holandës, tha se po ndihmonte policinë në hetim.

Fokusi kryesor është të përcaktohet nga kush dhe nga ku kanë ardhur këto veprime.

I pyetur nëse mund të kishte një motiv terrorist, një zëdhënës i Koordinatorit Kombëtar për Sigurinë dhe Luftën kundër Terrorizmit (NCTV) nuk pranoi të komentonte.

Sipas tij, fillimisht duhet të priten rezultatet e hetimeve të mëtejshme nga “ProRail”, policia dhe prokuroria.

Disa linja u ndërprenë plotësisht

Trafiku hekurudhor në zonën e Zwolle-s u ndërpre plotësisht për një periudhë gjatë mëngjesit.

Fillimisht nuk qarkulluan trena as në linjën Utrecht–Gouda, dhe as në linjën Apeldoorn–Deventer.

Megjithatë, një zëdhënëse e “ProRail” tha se situata ishte e menaxhueshme dhe se në stacionet e prekura kishte pak më shumë njerëz se zakonisht. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.