Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 105.48 ▲4.03%
ARI 4,333 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $75,730 ▼ -4.01% ETH $2,399 ▼ -6.19% XRP $1.2859 ▼ -11.41% SOL $96.8900 ▼ -6.56%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.48 ▲4.03 % ARI 4,333 ▼0.43 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.48 ▲4.03 % ARI 4,333 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Bota

SHBA – Një kongresmen paraqet një rezolutë për shkarkimin e Hegseth

UASHINGTON, 15 shtator /ATSH – AA/ Kongresisti amerikan Thomas Massie paraqiti një rezolutë për shkarkimin e Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, duke e akuzuar atë se e ka sfiduar Kongresin dhe se ka vazhduar në mënyrë të paligjshme operacionet ushtarake në Iran.

Rezoluta vjen pas përpjekjeve të përsëritura të Dhomës së Përfaqësuesve për të kufizuar fushatën ushtarake të administratës në Iran. Ligjvënësit miratuan rezoluta për kompetencat e luftës në qershor dhe korrik, duke i bërë thirrje presidentit t’u japë fund armiqësive amerikane me Teheranin.

Në rezolutën e Massiet thuhet se Hegseth zbatoi urdhrat për vazhdimin e operacioneve, pavarësisht autoritetit kushtetues të Kongresit mbi luftën dhe votave të tij për t’i dhënë fund konfliktit.

Ai tha se veprimet e Hegsethit “penguan aftësinë e Kongresit për të ushtruar përgjegjësinë e tij më të rëndësishme kushtetuese” dhe lejuan vazhdimin e një “lufte të paligjshme”.

“Në të gjitha këto raste, Sekretari Hegseth ka vepruar në një mënyrë që bie ndesh me besimin që i është dhënë si Sekretar i Mbrojtjes”, tha Massie në Dhomën e Përfaqësuesve.

Rezoluta, e përbërë nga tetë pika, e akuzon gjithashtu Hegsethin për veprime të paautorizuara ushtarake në Venezuelë dhe Jemen, përfshirë një operacionin për kapjen e presidentit të atëhershëm të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve kishin paraqitur më herët, në prill, gjashtë pika për shkarkimin e Hegsethit, përfshirë akuza që lidhen me luftën në Iran.

Dhoma e Përfaqësuesve duhet ta shqyrtojë rezolutën e Massiet brenda dy ditësh pune, megjithëse drejtuesit republikanë mund të kërkojnë që ajo të mos merret në shqyrtim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.