Horoskopi

Horoskopi për datën 19 gusht 2014

horoskopiDashi

Sot ndiheni tepër ambiciozë dhe kreativë, përdorini këto cilësi në dobinë tuaj, do të mund të përfitoni shumë. Energjia juaj e brendshme është tepër e favorshme për gjëra të vështira. Mos hezitoni! Jini sa më të afrueshëm me të tjerët.

Demi

Ndonëse jeni tepër të lodhur nga puna e shumtë e ditëve të shkuara, do ta gjeni shtysën për të bërë aktivitete argëtuese që do t’jua bëjnë jetën më të bukur. Keni pranë persona që interesohen për ju, tregohuni të ndershëm me ta!

Binjakët

Nuk po ju vjen akoma çasti të tregoni veten. Duhet të prisni edhe pak që të arrini të shfaqeni në mënyrën që dëshironi. Lërini pas komplekset dhe silluni mirë me këdo që keni pranë, mund t’ju ndihmojë në të ardhmen.

Gaforrja

Angazhimet tuaja të shumta në punë po jua tërheqin vëmendjen prej çështjeve të tjera, si familja dhe shëndeti. Kujdesuni për veten pak më shumë. Nëse këto kohë ju kanë shqetësuar probleme, nga kjo ditë e tutje do të ndiheni më të sigurt.

Luani

Mos lini asnjë sekondë të ditës t’ju kalojë më kot. Tregohuni sa më të gëzuar dhe kërkoni sinqeritet prej vetes dhe atyre që ju rrëfejnë. Mirëqenia e përgjithshme ua ka mbushur boshllëqet deri më sot, por mos merrni asgjë për të pandryshuar.

Virgjëresha

Jeni të lodhur nga të tjerët që nuk ju trajtojnë ashtu siç e meritoni. Filloni të kryeni një aktivitet që të ngjallë respekt te të tjerët. Ju keni premisa të larta për veten, mos u zhgënjeni prej asgjëje. Gjërat do të përmirësohen.

Peshorja

Siguria në vetvete ju ka sjellë shumë gjëra pozitive deri më sot. Megjithatë tregohuni të kujdesshëm që të mos e ktheni në mendjemadhësi. Bota ka shumë varietete, bëhuni pjesë e ndryshimit të vazhdueshëm.

Akrepi

Jeni tepër energjikë, të pasionuar dhe plot shpresa. Ruajeni këtë gjendje të mrekullueshme mendore dhe përdoreni për të ngjitur sa më shumë shkallë të jetës. Vetëm njerëzit e buzëqeshur janë të lumtur, veproni sipas zemrës.

Shigjetari

Ruajini shigjetat tuaja për njerëzit që ju ngjallin mërzi dhe ju acarojnë. Këta njerëz do të jenë me tepricë sot. Megjithatë ju dini të silleni dhe do t’ia dilni mbanë me të gjithë. Kini besim te vetja!

Bricjapi

Keni kohë pa u ndier kaq mirë sa këto ditë. Mos u ndieni në borxh me askënd. Keni dhënë dhe keni marrë sa keni pasur mundësi. Bëni diçka të madhe për veten. Keni nevojë të ndryshoni diçka në jetën tuaj.

Ujori

Ashtu si edhe shenja juaj, sot do të jeni të rrjedhshëm nga të gjitha aspektet, si nga paratë, mendimet, ndjenjat dhe energjitë. Përse të rezervoheni, kur mund të jeni të hapur dhe të fitoni akoma më shumë?! Bëni një çmenduri!

Peshqit

Natyra juaj kërkon gjithnjë siguri, por mos lejoni t’ju zërë paniku nëse nuk arrini ta merrni prehjen që kërkoni. Jeta nuk është aq e thjeshtë sa e dëshironi, por kjo nuk do të thotë se ju duhet të mbërtheheni pas diçkaje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button