Kosova

Hoxhaj: Hyrja e Malit të Zi në NATO garanci për sigurinë në Ballkan

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot bisedë telefonike me homologun e tij nga Mali i Zi, Srgjan Darmanoviq, të cilin e ka përgëzuar për votimin në Parlamentin malazez pro anëtarësimit të këtij shteti në NATO.

Hoxhaj ka thënë se anëtarësimi në NATO i Malit të Zi, është një hap shumë i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit.

“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO reflekton siguri më të madhe për Ballkanin dhe goditje ndaj tendencave për ndikime të jashtme anti-perëndimore në Ballkan. Ky votim i Parlamentit malazez është lajm i mirë jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për Kosovën si shtet fqinj dhe stabilitetin e rajonit”, ka deklaruar Hoxhaj.

Parlamenti i Malit të Zi ka votuar dje pro anëtarësimit të vendit në NATO.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button